Edlira Leazer

Edlira Leazer është diplomuar në Kolegjin e Ozarks të shtetit Misuri në SHBA në fushën e studimeve të artit dhe psikologjisë.

Zj. Leazer aktualisht punon në rolin e këshilltares pranë kabinetit të Ministres së Arsimit e Sportit të Shqipërisë duke ofruar mbështetje e këshillime për ministren, anëtarët e kabinetit dhe duke mbajtur kontakte me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë në sektorin e arsimit. Në këtë kuadër koordinon konsultimet dhe menaxhimin e marrëdhënieve me institucionet partnere, organizatat kombëtare e ndërkombëtare si edhe agjencitë e ndryshme qeveritare që lidhen me këtë sektor . Në pozicionin e këshilltares pranë Ministres së Arsimit e Sportit të Shqipërisë, ajo punon ngushtë me organizata të tilla si Korpusi i Paqes, USAID, AADF, UNICEF, Save the Children , organizatat e agjencitë e ndryshme të BE e OKB si edhe me përfaqësi e ambasada të ndryshme që kanë projekte e programe në fushën e arsimit.

Më herët zj. Leazer ka kontribuar për 14 vjet në sektorin e organizatave joqeveritare të fushës së arsimit duke punuar si menaxhere projekti , koordinatore e drejtuese e projekteve e programeve qoftë në organizata të ndryshme me reputacion të njohur si WorldVision Albania ashtu edhe në rolin e Drejtores Ekzekutive të Qendrës së Arsimit , Elbasan (ECE) . Në këto pozicione ajo ka ushtruar përgjegjësi të ndryshme që lidhen me zhvillimim, koordinimin, zbatimin e vlerësimin e projekteve të arsimit për fëmijë e të rinj për të përmbushur standartet e kërkuara të cdo programi që ka ndjekur në këtë sektor.

Z. Leazer është anëtare e Bordit Drejtues të CSL që prej Dhjetorit 2021.