Brikena Kazazi

Zj. Kazazi është Menaxhere e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikimin e drejtuesve të IAP prej vitit 2019.

Ajo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe më tej ka ndjekur studimet Master në Ekonomiks pranë Universitetit Macedonia, Selanik, Greqi me bursë nga Fondacioni Shtetëror i Bursave Greke.

I bashkohet stafit të CSL pas një përvoje disa vjeçare në fushën e menaxhimit strategjik, operacional dhe financiar pranë University of New York Tirana (UNYT) ku i janë besuar pozicione të rëndësishme si Menaxhere e Përgjithshme për pesë vjet dhe Drejtoreshë e Financave për tetë vjet.

Zj.Kazazi ka dhënë kontributin e saj në vite në  hartimin e plan biznesit për çeljen e programeve të reja studimi në UNYT si edhe në ngritjen dhe konsolidimin e shkollave të reja – NYHS (New York High School) dhe NYBE (New York Basic Education-middle school).

Zj. Kazazi ka përvojë disa vjeçare në monitorimin e buxheteve dhe përgatitjen e raporteve financiare për projektet e financuara në fushën akademike (projektet BE – Erasmus; IPA Adriatin; RRPP, AKTI).

Brikena mban një qasje profesionale dhe proaktive në menaxhimin e Programit të Detyrueshëm duke bashkërenduar në mënyrë efikase dinamikat e programit dhe gjithë aktorët e përfshirë në të.