Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi midis Shkollës së Drejtorëve të IAP dhe Universitetit të Gjilanit
Posted on 21/11/2022

Qendra ‘Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar’ përfaqësuar nga përfaqësuesi ligjor Z. Geron Kamberi dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga Prof. Dr. Bajram Kosumi kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është bashkëpunimi midis dy institucioneve duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale e akademike dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit.

Bashkëpunimi i ndërsjellët i palëve do të realizohet në fushat e bashkëpunimit si partnerë në projekte të ndryshme në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të arsimit: projekte lokale, vendore, rajonale, kombëtare e ndërkombëtare kryesisht të financuara nga BE si Erasmus +, Horizon 2021 etj.; organizimin e përbashkët  të aktiviteteve shkencore, ekonomike dhe kulturore nëpërmjet simpoziumeve, konferencave e debateve; shkëmbimin e literaturës shkencore dhe përvojës lidhur me lidershipin dhe menaxhimin  në arsimin, si dhe bashkëpunime në kuadër të trajnimeve të ndryshme.