Sonila Hasaj

Sonila Hasaj ka një Master në Ekonomiks me përqendrim në Zhvillim nga Universiteti Vanderbilt, Shtetet e Bashkuara dhe është e lidhur ngushtë me ndikimin e sipërmarrjeve të vogla lokale dhe investimeve në kapitalit njerëzor për zhvillimin e qëndrueshëm. Që nga viti 2016, Sonila është e angazhuar si menaxhere projektesh dhe hulumtuese në sektorin jofitimprurës me organizatat si GO2, Soles4Souls dhe BRAC Uganda.

Përvoja dhe interesat e saj përfshijnë politikëbërjen e bazuar në të dhëna në fushën e arsimit, mjedisit, pabarazisë dhe studimeve të migracionit.

Në vitin 2021, Sonila u nderua me Çmimin e Ekselencës Akademike nga Universiteti Vanderbilt. Ajo është gjithashtu fituese e çmimit të dytë të konkursit të 6-të ndërkombëtar të mbajtur në 2018 nga Qendra e Informacionit për Ekonominë Leibniz (Kiel, Gjermani).