Program Acceptance Criteria

Kandidatët që aplikojnë në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të IAPU duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Janë duke ushtruar profesionin e mësuesit, në momentin e aplikimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit Nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
  2. Kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, ose janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
  3. Kanë përvojë pune si mësues dhe kanë së paku kategorinë “Mësues i kualifikuar”.
  4. Nuk janë nën efektin e masës disiplinore, në momentin e aplikimit.
  5. Të kenë notë mesatare aritmetike të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë ose ekuivalent me to, jo më pak se 7.5.
  6. Të kenë aftësi për të drejtuar institucionin arsimor dhe strategji për përmirësimin e tij.
  7. Gjatë ushtrimit të detyrës si mësues, kanë ndjekur kurse të ndryshme trajnimi të zhvillimit profesional (kriter preferencial).
  8. Të njohin një nga 5 gjuhët e huaja të BE-së: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht (kriter preferencial).