Frequent Q&A

1. Cfarë është Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar është një program  trajnimi i cili administrohet në mënyrë ekskluzive nga Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) .Pas përfundimit me sukses të moduleve të trajnimit dhe procesit të testimit ,  pjesëmarrësit  pajisen me  certifikatën përkatëse për të drejtur institucionet  arsimore publike e jo publike të ciklit  parauniversitar.
2. Cila është baza ligjore ku mbështetet Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) dhe programet e trajnimit që ajo administron funksionojnë në zbatim të Ligjit Nr 48 /2018 datë 23.07.2018 Për disa ndryshime në Ligjin Nr 69/2012 Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë dhe VKM Nr 540 datë 19.09.2018 Për organizimin e funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të  Arsimit Parauniversitar,  Udhëzimi Nr 2, datë 09.02.2022 , Udhëzimi Nr 3, datë 09.02.2022.
3. A ka një Rregullore për Zhvillimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) funksionon bazuar në Rregulloren për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë ( Rregullore e miratuar  më  08 Tetor 2020 në  Bordin Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL).
4. Në cilën periudhën të vitit hapen thirrjet për të aplikuar në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar ?
Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) shpall çdo vit dy Thirrje për Aplikime ku ftohen individët e interesuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë për tu pranuar në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP). Thirrja e Pranverës (Periudha Mars - Maj) dhe Thirrja e Vjeshtës (Periudha  Shtator -Nëntor ). Aplikimet zhvillohen online përgjatë 1 muaji përmes Platformës EduforSchool që administrohet nga Shkolla e Drejtorëve.
5. Kush mund të aplikojë për të ndjekur Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar ?
Për të ndjekur Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor mund të aplikojë çdo mësues dhe drejtues shkolle që ka përfunduar një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë, zotëron së paku kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe në momentin e aplikimit nuk kanë masa disiplionore në fuqi.
6. Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për tu përzgjedhur që të ndjekë Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?
Kandidatët që aplikojnë në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të IAP duhet të plotësojnë këto kritere:
  • Ushtron profesionin e mësuesit, në momentin e aplikimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit Nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
  • Kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe është pajisur me diplomën përkatëse, ose janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
  • Kanë përvojë pune si mësues dhe kanë së paku kategorinë “Mësues i kualifikuar”.
  • Nuk janë nën efektin e masës disiplinore, në momentin e aplikimit.
  • Të kenë notë mesatare aritmetike të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë ose ekuivalent me to, jo më pak se 7.5 (kriter preferencial).
  • Të kenë aftësi për të drejtuar institucionin arsimor dhe strategji për përmirësimin e tij.
  • Gjatë ushtrimit të detyrës si mësues, kanë ndjekur kurse të ndryshme trajnimi të zhvillimit profesional (kriter preferencial).
  • Të njohin një nga 5 gjuhët e huaja të BE-së: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht (kriter preferencial).
7. Si përzgjidhen kandidatët që aplikojnë për të ndjekur Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?
Pasi përmbyllet afati i dorëzimit të aplikimeve, Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) ngre Komisionet e Vlerësimit ku një anëtar  është nga institucioni dhe dy  anëtarë  propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit – MAS .  Vlerësimi i aplikimit bëhet së pari bazuar në përputhshmërinë e aplikimit me kriteret që duhen plotësuar nga kandidati që të jetë pjesëmarrës në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) dhe së dyti bazuar në dokumentacionin përkatës që shoqëron këtë aplikim sipas thirrjes së shpallur.
8. Nëse përzgjidhesh për të vazhduar këtë program, kur është periudha që mund ta fillosh atë ?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  përgatitor fillon në muajin Tetor të çdo viti. Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL) njofton kandidatët e përzgjedhur për ndjekjen e këtij programi, duke u bazuar në kuotat e miratuara për këtë program. Në rast se kandidati fitues tërhiqet pas njoftimit dhe programi ende nuk ka filluar, Shkolla e Drejtorëve njofton kandidatin pasardhës në listë. Kandidatët të cilët në renditjen përfundimtare të aplikantëve qëndrojnë nën numrin e kuotave të miratuara për thirrjen, do të njoftohen nga Shkolla e Drejtorëve për të ndjekur programin me brezin pasardhës.
9. Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar , zhvillohet me shkëputje apo pa shkëputje nga puna?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna. Pjesëmarrësit në këtë program trajnimi që janë kandidatë për drejtues( nëndrejtorë në detyrë apo mësues)  duhet të ndjekin praktikën profesionale në shkollat që do të përzgjidhen për këtë qëllim në bashkëpunim me Ministrinë e Artsimit dhe Sportit. Praktikat profesionale do të zhvillohen çdo të Premte nga ora 7.45-13.30, në për 23 javë kalendarike.  Ndërkohë, orari i ndjekjes së moduleve teorike të programit për të gjithë pjesëmarrësit (Drejtorë/Nëndrejtorë/Mësues) është:  Çdo të Premte: 14:30 – 19:00 dhe çdo të Shtunë: 08:30 – 16:00. Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL)njofton në rrugë zyrtare Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore të Arsimit Parauniversitar (DRAP) për të gjithë listën e pjesëmarrësve që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e brezit të radhës që do të trajnohen në këtë program. Në këtë mënyrë u garantohet pjesëmarrësve ndjekja e këtij programi duke bërë të mundur që të merren masa për një rregullim të orarit të punës, në mënyrë që asnjëri prej pjesëmarrësve të mos humbë orët e moduleve teorike dhe praktikave profesionale.
10. Cili është numri maksimal i mungesave që mund të bëjë një pjesëmarrës në këtë program?
Gjatë zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP)  të gjithë  pjesëmarrësit janë të detyruar të ndjekin 80% të seancave të çdo moduli trajnimi si edhe të jenë pro-aktiv gjatë zhvillimit të seancave.
11. Cila është kohëzgjatja e zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm( CTP)  përgatitor dhe procesi i certifikimit zgjat përafërsisht  9 (nëntë) muaj. Ai përbëhet nga 9 module, me 486 orë në total ku  270 orë zhvillohe n auditor, 198 orë janë praktikë profesionale  (internship) dhe 18 orë janë mentorim individual.
12. A janë të akredituara modulet e të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar? Sa kredite kanë?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) përgatitor për certifikim për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar  është i akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me Vendimin Nr. 3, datë 20.02.2020. Ky program trajnimi ka 27 kredite.
13. Cilët trajnerë i japin modulet teorike gjatë zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL ) nëpërmjet një procedure konkurimi përzgjedh ofruesit e programit të trajnimit (fakultete edukimi /agjenci  trajnimi) që do të ofrojnë zhvillimin e Moduleve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.Për këtë qëllim hap thirrje apo fton të shprehin interes Institucione të Arsimit të Lartë ( IAL) apo individë që mund ta ofrojnë këtë program përmes kapaciteteve të tyre trajnuese. Në këtë proces,  institucioni kujdeset që të përzgjedhë ofruesit që kanë kapacitetet më të mira për ta ofruar në mënyrë cilësore këtë program.
14. A ka praktika profesionale gjatë zhvillimit të këtij programi apo ai realizohet vetëm përmes moduleve teorike në auditor?
Pjesëmarrësit në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP)  që janë kandidatë për drejtues(  nëndrejtorë në detyrë dhe mësues ) duhet të ndjekin praktikën profesionale në shkollat përkatëse që emërtohen si “ shkolla mentore “ dhe drejtuesit e tyre si “ mentorë” . Këto shkolla përzgjidhen  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me institucionin trajnues dhe Qendrën “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL )   Në çdo shkollë mentore caktohen 4-9 kandidatë të cilët shoqërohen gjatë praktikës profesionale nga një trajner individual  (coach) , i cili është pjesë e institucionit që ofron trajnimin   dhe nga drejtori i shkollës ku zhvillohet praktika (mentori).  Pjesëmarrësit në program që kanë statusin e drejtorit në detyrë , e zhvillojnë praktikën profesionale në shkollën e tyre, ndërsa kandidatët për drejtues ( nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit) e kryejnë praktikën profesionale në një shkollë tjetër nga ajo ku ata punojnë. Praktika profesionale kryhet në të njëjtën shkollë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit.  Gjatë procesit të praktikës profesionale qoftë drejtorët në detyrë që e kryejnë praktikën në shkollat e tyre qoftë kandidatët për drejtues ( ( nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit) që e kryejnë atë në shkollat mentore identifikiojnë një problematikë të caktuar që e shndërrojnë në një Projekt Propozim që do të prezantohet si pjesë e procesit të testim certifikimit.
15. A ka proces testimi në përfundim të Programi t të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) dhe si zhvillohet ai?
Bazuar në Kreun VII, neni 26 të  Rregullores “Për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtorëve/Nëndrejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri”, miratuar me Vendim të Bordit Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar” (CSL) datë 08.10.2020,  pjesëmarrësit të cilët përfundojnë me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm përgatitor (CTP), i nënshtrohen testimit final për pajisjen me certifikatën për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar  pranë Shkolles se Drejtorëve.
16. Si është struktura dhe cfarë përmban procesi i testimit në përfundim të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar?
Procesi i testimit për certifikim mbështetet në elementët e mëposhtëm që kanë këtë peshë specifike në vlerësimin përfundimtar :
  • Paraqitja e Projekt Propozimit  Vetëvlerësimi dhe Plani i Veprimit (40%);
  •  Testimi me shkrim me pyetje me alternativa  mbi njohuritë e përftuara gjatë zhvillimit të moduleve të programit (30%).
  •  Testimi me shkrim për zgjidhjen e  rasteve  studimore që lidhen me temat e moduleve të  programit(30%);
17. Sa është pragu i kalueshmërisë për çdo pjesëmarrës që i nënshtrohet procesit të testimit në përfundim të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?
Vlerësimi final i të gjithë komponentëve, realizohet sipas skemës  40%, 30%, 30%. Pragu i kaluaeshmërisë nga cdo kandidat është të paktën 70% të pikëve në secilin prej 3 komponentëve të  vlerësimit që përbëjnë procesin e testimit  për certifikim.
18. A ka të drejtë një pjesëmarrës që nuk ka kaluar me sukses procesin e testimit për certifikim të paraqesë ankesë mbi pretendime që lidhen me rezultatin e testimit ?
Pas marrjes së vleresimit final pjesemarrësit kanë të drejtën e aknimimit të rezultatit brenda 5 ( pesë ) ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit.
19. Nëse një pjesëmarrës nuk arrin të kalojë testimin për certifikim herën e parë, a ka mundësi ta japë sërish atë?
Nëse kandidati në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  nuk ka kaluar me sukses testimin për certfikim , ai ka të drejtë të marrë pjesë në testimin për certifikim por jo më shumë se 2 (dy) herë.
20. Për sa kohë është e vlefshme Certifikata për Drejtues të Institucionit të Arsimit Parauniuversitar që merret në përfundim të procesit të testimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)
Vlefshmëria e Certifikatës së lëshuar nga  Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL ) për drejtimin e insitucioneve të arsimit  , është pa afat.
21. Çfarë është Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) është një program trajnimi fakultativ, i konceptuar për tu shërbyer të gjitha grupeve të mësuesve, drejtorëve dhe zv/drejtorëve në shkollat e arsimit parauniversitar. Modulet tona të trajnimit janë gjithëpërfshirëse dhe të orientuara nga nevojat për zhvillim të mësuesve dhe drejtuesve të arsimit parauniversitar. Ato ofrohen si online ashtu edhe në klasë  ( drejtëpërdrejtë). Ky program përfshin module për disa nivele njohurish si tema për mësuesit që sapo kanë filluar karrierën e tyre, drejtuesit e departamenteve që aspirojnë të jenë drejtorë dhe drejtorë me përvojë që duan të rriten profesionalisht. Pas përfundimit me sukses të moduleve të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me certifikatën përkatëse.  Përsa i përket Inspektimit, “Shkolla e Drejtorëve” në bashkëpunim me “Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar” (ASCAP) po zbaton projektin e përbashkët “Krijimi i rrjetit të vlerësuesve të IAP” i cili është parashikuar të realizohet për një periudhë kohore 2-vjeçare dhe do të trajnojë e certifikojë 400-të vlerësues në gjithë Shqipërinë.
22. Cila është baza ligjore ku mbështetet Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) dhe programet e trajnimit që ajo administron funksionojnë në zbatim të Ligjit Nr 48 /2018 datë 23.07.2018 Për disa ndryshime në Ligjin Nr 69/2012 Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë dhe VKM Nr 504 datë 19.09.2018 Për organizimin e funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar. 
23. A ka një Rregullore për zhvillimin e Programit të Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional dhe Inspektimit (CPD) funksionon bazuar në Rregulloren përkatëse e cila është miratuar më 08 Tetor 2020 në Bordin Drejtues të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”(CSL). https://www.csl.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Rregullorja_Programit-t%C3%AB-Trajnimit-p%C3%ABr-Zhvillim-Profesional-t%C3%AB-Vazhduesh%C3%ABm.pdf
24. Në cilën periudhën të vitit hapen thirrjet për të aplikuar e marrë pjesë në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) shpall thirrje për aplikime vazhdimisht, sipas nevojave të përcaktuara ku ftohen individët e interesuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë për tu pranuar në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD).
25. Ku dhe cili mund të aplikojë për të ndjekur Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Në programin e trajnimit për zhvillim të vazhdueshëm profesional & inspektimit mund të regjistrohen mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që duan të investojnë në zhvillimin e tyre përmes trajnimeve të akredituara. (Aplikantët mund të jenë mësues që janë në fillimin e karrierës së tyre, drejtues departamentesh që aspirojnë të jenë drejtorë dhe drejtorë që duan të rriten profesionalisht).   Aplikanti duhet të plotësojë aplikimin online duke specifikuar të dhena si; emër, mbiemër, temën në të cilën është interesuar të marrë pjesë dhe kohen e trajnimit.  Pagesa nuk bëhet në momentin e aplikimit në internet, por bëhet vetëm pasi stafi i Shkollës së Drejtorëve i jep konfirmimin për trajnim pjesëmarrësit.
26. Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për tu përzgjedhur që të ndjekë Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Në modulet e Programit të Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional mund të aplikojnë të gjithë mësuesit, drejtorët dhe zv/drejtorëve nga shkollat e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
27. Si përzgjidhen kandidatët që aplikojnë për të ndjekur Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Vlerësimi i aplikimit bëhet së pari bazuar në përputhshmërinë e aplikimit me kriteret që duhen plotësuar nga kandidati që të jetë pjesëmarrës në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) dhe së dyti bazuar në dokumentacionin përkatës që shoqëron këtë aplikim sipas thirrjes së shpallur.
28. Nëse përzgjidhesh për të ndjekur këtë program, kur është periudha që mund ta fillosh atë?
Trajnimet do të organizohen në bazë të datave të përcaktuara nga Shkolla e Drejtorëve. Pjesmarrësit do të njoftohen nga stafi i Shkollës për kalendarin e trajnimeve.
29. Programin i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) zhvillohet me shkëputje apo pa shkëputje nga puna?
Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna.
30. Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) zhvillohet online, në auditor apo me sistem të përzier (online/auditor)?
Trajnimet do të organizohen në vendet e përcaktuara nga Shkolla e Drejtorëve, duke marrë parasysh vendbanimin e pjesmarrësve. Në raste të veçanta, trajnimi do të ofrohet në internet për pjesmarrësit (kur metodologjia e trajnimit ofrohet në internet, ose ka rrethana, kur trajnimi në sallë nuk mund të zhvillohet).
31. Cili është numri maksimal i mungesave që mund të bëjë një pjesëmarrës në këtë program?
Pjesmarrësit në kurset e trajnimit të Programit për Zhvillim Profesional të Vazhdueshëm duhet të jenë të pranishëm në 100% të orëve të trajnmit.
32. Cila është kohëzgjatja e zhvillimit të Programit të Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Një trajnim në Programin për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional përfshin gjithsej 18 orë. Kjo kohë është e ndarë në seanca në auditor dhe orë praktike. Trajnimet zgjasin nga 2-3 ditë, pa shkëputje nga puna.  Kapaciteti minimal i personave në një trajnim është 15 dhe maksimum Kohëzgjatja e projektit të Inspektimit është 2 vite i ndarë në katër periudha kohore 3-4 mujore është 30 persona.
33. A janë të akredituara modulet e Programit të Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)? Sa module të akredituara janë? Cilat janë temat?
Program i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)  ofron 31 module të akredituara ku seicili ka 1 kredit  Temat e moduleve janë të larmishme dhe kanë në fokus kompetencat kryesore të nxënësve, objektivat specifikë të strategjisë kombëtare të arsimit si edhe nevojat e mësuesve. 
34. Cilët trajnerë i japin modulet e akredituara në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Përzgjedhja e trajnerëve ose subjektit të trajnimit do të ndodhë përmes një proces konkurrues bazuar në dokumentet që ata kanë dërguar në procesin e aplikimit, siç janë: forma e aplikimit, CV dhe oferta financiare. Në këtë process, institucioni kujdeset që të përzgjedhë ofruesit që kanë kapacitetet më të mira për ta ofruar në mënyrë cilësore këtë program.
35. Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) i ka modulet e akredituara vetëm me trajnerë vendas (lokalë) apo ka module të akredituar nga trajnerë të huaj?
Kryesisht modulet e akredituara të Programit të Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) janë të akreditura me trajnerë vendas, por Shkolla e Drejtorëve, në bazë të nevojave mund të ofrojë për tematika specifike edhe module me trajnerë të huaj.
36. Sa është pagesa që duhet të paguajë një aplikant për të marrë një modul të akredituar në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)? Si bëhet pagesa?
Çmimet e trajnimit përcaktohen nga Shkolla e Drejtorëve. Çmimet janë subjet i ndryshimit në varësi të ndryshimeve në çmimet e tregut, dhe / ose kur Shkolla e Drejtorëve e konsideron të arsyeshme. Pagesa kryhet në llogarinë bankare, specifike për këtë program trajnimi.
37. A ofron Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) module trajnimi pa pagesë? A janë ato të akredituara? A jepet certifikatë?
Shkolla e Drejtorëve ka zhvilluar vazhdimisht trajnime pa pagesë dhe pa kredite për drejtues dhe mësues të shkollave. Këto trajnime kanë trajtuar tema të rëndësishme dhe të nevojshme. Në përfundim të këtyre trajnimeve pjesmarrësit pajisen me certifikatë.
38. Për sa kohë është e vlefshme Certifikata që merret në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?
Vlefshmëria e certifikatës në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional është në raport me kreditin dhe vitin kalendarik në të cilin është kryer trajnimi. Në rastin e projektit të Inspektimit vlefshmëria e certifikatës është pa afat.