Application for the Program
Dokumentet e nevojshme që kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dhe mënyra e aplikimit përcaktohen si më poshtë:
Të dhënat e kandidatëve do të grumbullohen duke respektuar Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi (shihni më poshtë);
- Letër motivimi i/e aplikantit;
- CV i/e aplikantit sipas modelit Europass;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm;
- Mandat pagese për tarifën e aplikimit në vlerën prej 1000 lekë të reja, në llogarinë bankare të Shkollës së Drejtorëve (të dhënat bankare i gjeni te seksioni Tarifat e Programit / www.csl.edu.al/course/tarifat-programit-iap);
- Vërtetim për masat disiplinore lëshuar nga punëdhënësi ose ZVAP përkatëse;
- Vetë deklarim nga aplikanti që nuk është/ka qenë i dënuar penalisht;
- Projekt për zhvillimin e institucionit të sistemit parauniversitar mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Sistemit Parauniversitar në Shqipëri (jo më shumë se 3 faqe);
- *Kopje të Diplomave universitare, të Listave përkatëse të notave dhe të Licencës për ushtrimin e profesionit;
- *Kopje të Kategorisë së Kualifikimit dhe të Dëshmisë së Gjuhës së huaj;
- Certifikata të trajnimeve të zhvilluara;
- Letër rekomandimi nga drejtuesi i institucionit, e firmosur dhe e vulosur me datën më të fundit. Në rastin kur aplikanti nuk është aktualisht në marrëdhënie pune, letrën e rekomandimit duhet ta marrë nga institucioni arsimor i punësimit të tij më të fundit (dokument opsional).