Cilët trajnerë i japin modulet teorike gjatë zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?

Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL ) nëpërmjet një procedure konkurimi përzgjedh ofruesit e programit të trajnimit (fakultete edukimi /agjenci  trajnimi) që do të ofrojnë zhvillimin e Moduleve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.Për këtë qëllim hap thirrje apo fton të shprehin interes Institucione të Arsimit të Lartë ( IAL) apo individë që mund ta ofrojnë këtë program përmes kapaciteteve të tyre trajnuese. Në këtë proces,  institucioni kujdeset që të përzgjedhë ofruesit që kanë kapacitetet më të mira për ta ofruar në mënyrë cilësore këtë program.