Zhvillimi profesional nga Shkolla e Drejtorëve
Programi i trajnimit për zhvillim profesional të vazhdueshëm profesional (CPD) është një program fakultativ, i konceptuar për tu shërbyer të gjithë grupeve të mësuesve, drejtorëve dhe zv/drejtorëve në shkollat e arsimit parauniversitar.
Ky program përfshin tema për mësuesit që sapo kanë filluar karrierën e tyre, drejtuesit e departamenteve që aspirojnë të jenë drejtorë dhe drejtorë me përvojë që duan të rriten profesionalisht.
Programi përbëhet nga katër (4) module, duke i dhënë mundësinë e rritjes profesionale sipas nevojave të gjithë mësuesve dhe drejtuesve të shkollës. Modulet përfshijnë katër ndërhyrje të tilla si:
- Horizonte të reja – program për mësuesit që janë në fillim të karrierës së tyre;
- Të mësosh të udhëheqësh – programi për menaxhimin e nivelit të mesëm, ku përfshihen mësues, drejtues të departamenteve, ose aspirantë për të qenë drejtorë.
- Programi i drejtimit (lidershipit) për drejtorë në detyrë – një program hyrës për drejtorët me një përvojë 1-3 vjet në udhëheqje.
- Nga mirë në të shkëlqyer – program i udhëheqjes për drejtorë me përvojë të gjatë pune.
Programi i trajnimit për zhvillim profesional të vazhdueshëm ka një grup modulesh të akredituara që zhvillohen nga trajnerët e zgjedhur.
Apliko në Program
Përpara se të nisni aplikimin online, sigurohuni që të gjithë dokumentet t’i keni të skanuara në format elektronik. Mund të na shkruani në: info@csl.edu.al
programe të tjera
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të IAP
lexo më shumë
Qëndro në Kontakt
Na ndiq në Rrjete Sociale Shkolla e Drejtoreve