Aktivitete CSL

Hapet Thirrja e Konferencës së 19 të Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe të Konferencës së 4 të Shkollës së Drejtorëve

Shkolla e Drejtorëve inkurajon të gjithë kërkuesit në fushën e Lidershipit në Arsim, të aplikojnë në thirrjen e Konferencës së 19 të Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe të Konferencës së 4 të Shkollës së Drejtorëve. Konferenca do të mbahet në Kolegjin “AAB”, në Prishtinë në datat 15-16 nëntor 2024! Apliko këtu:  https://sociology.al/en/paper-proposal-form Suksese!

Lexo më shumë →

Ceremonia e Certifikimit e Brezit të V

Më 11 Dhjetor 2023 u zhvillua Ceremonia e Certifikimit e pjesëmarrësve, të Brezit të V, që përfunduan me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor (CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar. U certifikuan në këtë ceremoni 240 pjesëmarrës: 178 nga Brezi i V dhe 62 nga brezat e mëparshëm, nga të cilët: 82 drejtorë dhe 158 aspirantë për drejtues.  Gjatë kësaj ceremonie, u vlerësuan tre projektet më të spikatur dhe më me impakt të Brezit të zbatuara në shkolla nga drejtues dhe aspirantë si edhe u akorduan 5 Bursa Merite për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit për të përfituar nga programet e trajnimit të kësaj qendre. Të promovojmë ekselencën dhe nxisim përmirësimin e ndryshimin!

Lexo më shumë →

Ceremonia e Lançimit të Programit të Trajnimit për Arsimin dhe Formimin Profesional

Më datë 25 maj 2023, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të I.A.P” organizoi Ceremoninë e Lançimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Arsimin dhe Formimin Profesional. Të pranishëm në ceremoni ishin zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit e Sportit; Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Z. Michael D. Granoff, Bashkëdrejtorët Ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata, Drejtuesi për Shqipërinë nga SwissContact, z. Jan van Montfort, Partnerë dhe Donatorë, Rektorë Universitetesh, Drejtues dhe Trajnerë të Grupit si edhe Bashkëpunëtorë kyç të Shkollës së Drejtorëve. Programi për Arsimin dhe Formimin Profesional, shënon për Shkollën e Drejtorëve një nga arritjet më të fundit duke shtrirë ekselencën e kurrikulës dhe kontribuar në mënyrë thelbësore në profesionet e lira në funksion të përmirësimit të ekonimisë. Ky program është dizenjuar në përputhje me kërkesat specifike të…

Lexo më shumë →

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis SH.T.E.T dhe Qendrës “Shkolla e Drejtorëve e I.A.P”

Më datë 17.05.2023, në ambientet e Shkollës Teknike Ekonomike - SH.T.E.T, Tiranë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis SH.T.E.T dhe Qendrës "Shkolla e Drejtorëve e I.A.P".   Me anë të kësaj marrëveshjeje, Shkolla Teknike Ekonomike, do të ofrojë ambientet e saj, për zhvillimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Arsimin dhe Formimin Profesional - VET.   Programi VET, një nga arritjet më të fundit të Qendrës  "Shkolla e Drejtorëve e I.A.P", do të lançohet më datë 25.05.2023, dhe starton me brezin e parë më datë 26.05.2023.   Suksese Brezit të I VET!!!

Lexo më shumë →

Fillimi i Brezit të V të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar

Më datë 4 Nëntor 2022, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar" (CSL), filloi Brezin e V të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar për rreth 290 pjesëmarrës nga 43 Zyra Vendore Arsimore në gjithë Shqipërinë. Ky numër pjesmarrësish në program është 5 herë më i lartë se pjesmarrësit në brezin e parë. Në aktivitetin e organizuar për lancimin e Brezit të pestë ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, bashkë-drejtorët e Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Z. Mata dhe Z. Sarapuli, universitetet partnere dhe trupa e trajnerëve, që ofrojnë programin e trajnimit, bashkëpunëtorë dhe Alumni të CSL. Në këtë brez, Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) do të ofrohet, për herë të parë, edhe në qytetin e Shkodrës e Korçës përmes bashkëpunimit me Universitetin "Luigj Gurakuqi"…

Lexo më shumë →

Workshopi 5 ditor për Trajnimin e Trajnerëve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm

Në kuadër të fillimit të Brezit të V të pjesëmarrësve që do të ndjekin Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, Qendra“Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” nisi me datë 10.10.2022 Workshopin 5 ditor të Trajnimit të Trajnerëve që do të përfshihen në ofrimin e këtij programi. Aktiviteti po realizohet me ndihmën dhe ekspertizën e Dr. Koby Gutterman, ish drejtuesi i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për drejtuesit e shkollave pranë Institutit për Lidershipin e Shkollës “Avney Rosha” , Tel- Aviv, në Izrael. Nëpërmjet këtij procesi trajnerët e përfshirë do të mësojnë të përdorin metodologji dhe teknika për transferimin e njohurive të moduleve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) cilat bëjnë të mundur krijimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të aftësive të drejtimit dhe menaxhimit për drejtuesit e shkollave.

Lexo më shumë →

Dita Evropiane e Kërkimit Shkencor

Me datë 30 Shtator 2022, Qendra “ Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) me iniciativën e saj dhe në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit (AKSHI ) organizoi disa aktivitete ndërgjegjësuese në Gjimnazet “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali”, Tiranë në kuadër të iniciativës të BE,  Dita Evropiane e Kërkimit Shkencor,  që zhvillohet të Premten e fundit të çdo Shtatori. Këtë vit tema ishte “Shkenca në shkollë (Science in school) dhe aktiviteti është pjesë e Maria Slodovska Curies Actions (MSCA), të Programit të BE për Kërkim Shkencor e Inovacion Horizon Europe (2021-2027). Duke patur parasysh rolin që luan institucioni ynë për të krijuar e nxituar një qasje të re të lidershipit dhe drejtimit në shkollë në koordinim me  institucionet e sipërmendura u ftuan Prof. Robert Gjedia, studiues…

Lexo më shumë →

Kongresi i Arsimit “Sfidat e arsimit cilësor e gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian”

Dita e dytë Kongresit të Arsimit “Sfidat e arsimit cilësor e gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian” organizuar nga Ministria e Arsimit e Sportit, i cili u mbajt  në Tiranë në datat 12-13 Shtator 2022. Ky kongres synoi të nxisë diskutime ndërmjet aktorëve të ndryshëm në fushën e arsimit si edhe bashkëpunimin ndërmjet tyre për përballimin e sfidave për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian të Shqipërisë. Në sesionin “Sfidat në arsimin parauniversitar” në Panelin “ Sigurimi i cilësisë në arsimin para universitar”  ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv  i CSL, z. Geron Kamberi  i cili foli  për  Garantimin e cilësisë së shkollës nëpërmjet drejtimit dhe menaxhimit profesional prej drejtuesve të saj. Ndërmjet të tjera ai theksoi se Qendra  “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar" ( CSL) që prej 3 vitesh nga krijimi i saj po synon të ofrojë një qasje të re drejtimit të shkollës,…

Lexo më shumë →

Ceremonia e Certifikimit për Brezin e III-të

Më 18 Maj 2022 u zhvillua Ceremonia e Certifikimit për  102  pjesëmarrësit e Brezit të tretë që arritën të përfundonin Programin e Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar pasi kaluan me sukses procesin e testimit. Përgjatë 3 brezave të deritanishëm  të  Programit të  Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) janë certifikuar 334 pjesëmarrës për drejtimin e  institucioneve të arsimit parauniversitar Të pranishëm në Cermoninë e Certifikimit për Brezin e III-të ishin z. Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim;  zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit e Sportit; anëtare të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro -Amerikan për Zhvillim: zj. Elisabeta Gjoni dhe zj. Aida Repishti; Bashkëdrejtorët Ekzekutivë të  Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata si edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Falë Marrëveshjes së Bashkëpunimi të…

Lexo më shumë →

Certifikohen 96 pjesëmarrësit e brezit të parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

Në kuadër të projektit “Krijimi i Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” i cili po zbatohet nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) me mbështetjen e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) përmes financimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ( AADF) , u zhvillua sot më datë 06.05.20202, në ambientet e shkollës "Servete Maci" -Tiranë: Ceremonia e Certifikimit të 96 pjesëmarrësve që përfunduan me sukses programin e trajnimit dhe testimin final. Rrjeti Kombëtar i Vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar synon realizimin e një programi të qëndrueshëm trajnimi që do të bënte të mundur krijimin e një rrjeti kombëtar prej 400 vlerësuesish të jashtëm të institucioneve të arsimit parauniversitar në përbërje të të cilit do të jenë specialist të vlerësimit të DRAP( Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar) dhe ZVAP (…

Lexo më shumë →

Krijimi i rrjetit të vlerësuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucionve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) në bashkëpunim me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) po zbatojnë projektin e përbashkët “Krijimi i rrjetit të vlerësuesve të IAP”. Në Shqipëri numri i vlerësuesve të jashtëm është i kufizuar, në raport me numrin e përgjithshëm të institucioneve të arsimit parauniversitar (38 vlerësues të mirëfilltë në ASCAP dhe DPAP/DRAP për 3,829 IAP), duke mundësuar vlerësimin e një numri shumë të vogël të IAP-ve, në krahasim me referencat evropiane (vlerësimi i plotë kryhet mesatarisht 1 herë në 3-4 vite). Për këtë arsye, lindi e domosdoshme krijimi i rrjetit të vlerësuesve të jashtëm të institucioneve arsimore parauniversitare në nivel kombëtar, të licencuar, të cilët do t’u vijnë në ndihmë institucioneve vlerësuese, duke i përfshirë në grupet e punës për vlerësimin e IAP-ve. Duke synuar rritjen e cilësisë së vlerësimit, …

Lexo më shumë →

Ceremonia e Diplomimit të Brezit të 2-të në Shkollën e Drejtorëve

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) është bashkë-themeluar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit në Tetor 2018 me qëllimin për të zhvilluar kapacitetet drejtuese të drejtorëve në detyrë dhe aspirantëve për t’u bërë drejtues shkolle. Për këtë qëllim është krijuar një program trajnimi, i mbështetur në modele të suksesshme për rritjen e aftësive menaxhuese të drejtuesve të shkollave duke u përshtatur me nevojat dhe standardet më të fundit të zhvillimit  profesional dhe kualifikimin e drejtuesve të shkollave në Shqipëri. Më 21 Janar 2022, Shkolla e Drejtorëve të IAP, organizoi Ceremoninë e Diplomimit të Brezit të 2-të të pjesëmarrësve që përfunduan me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor (CTP) (Tetor 2020- Korrik 2021) për certifikimin si drejtues të IAP. Nga 209 pjesëmarrës që nisën CTP më 16 Tetor 2020, u certifikuan 184 pjesëmarrës…

Lexo më shumë →

Nënshkruhet MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT midis Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” dhe Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, z. Geron Kamberi dhe Rektori i Universiteti “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, nënshkruan në datën 8 tetor 2021, Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy institucioneve . Gjatë takimit të zhvilluar midis drejtuesve të dy institucioneve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit midis tyre për angazhimin në projekte të përbashkëta si edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme shkencore, konferenca dhe trajnime në fushën e lidershipit dhe menaxhimit në arsim. Në kuadër të Marrëveshjes me Universitetin “Fan S. Noli” por edhe në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë do të zhvillohet në muajin nëntor 2021: Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar”. Gjatë takimit, të pranishmit diskutuan detajet për organizimin me sukses të kësaj Konference Ndërkombëtare në ambjentet e Universitetit “Fan S. Noli”…

Lexo më shumë →

U finalizua procesi i testim certifikimit pranë Shkollës së Drejtorëve për Brezin e II-të (16 Tetor 2020-15 Korrik 2021) të pjesëmarrësve në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.

Brezi i II-të i pjesëmarrësve që filloi më 16 Tetor 2020 Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të testim certifikimit Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar zgjati rreth 9 muaj dhe u realizua përmes një bashkëpunimi të frytshëm mes Shkollës së Drejtorëve dhe stafit të lektorëve e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale Tiranë; Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizimit e Sportit të Universitetit “Barleti” Tiranë; Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisu” Durrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Nga data 14 Qershor deri më 7 Korrik 2021 pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur me sukses Programin e Trajnimit prezantuan Projekt Propozimet e tyre që kishin hartuar nën drejtimin e e trajnerëve individual (coach) në…

Lexo më shumë →

Moduli “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht”

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) përmes Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (CPD) filloi me datë 06 Prill 2021 ciklin e trajnimeve online në modulin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënit në një mjedis që ndryshon vazhdimisht” që ofrohet pa pagesë për pjesëmarrësit. Ju ftojmë të njiheni me lektorët që po e ofrojnë këtë modul trajnimi. Prof. Asoc. Dr. Tomi TRESKA, Lektor pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në Universitetin Europian të Tiranës UET Z. Treska ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar, përvojë të pasur pune me organizata dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe të ngritjes së kapaciteteve të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve për tematika që lidhen me administrimin e arsimit, metodologjitë e mësimdhënies, partneritetin shkollë – familje, “qeverisjen e mirë”, etj. Prof. Asoc. Dr…

Lexo më shumë →

Nisi Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 3-të të pjesëmarrësve që do certifikohen për drejtimin e IAP

Më datë 26 Mars 2021 nisi zyrtarisht  Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 3-të  të pjesëmarrësve që janë drejtorë/ nëndrejtorë shkollash në detyrë dhe mësues që synojnë të bëhen drejtues në të ardhmen. Ata janë përzgjedhur pas aplikimeve të paraqitura pranë Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të  Institucioneve të Arsimit Parauniversitar" (CSL). Për shkak të zbatimit të protokollit anti Covid-19,  modulet teorike të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor  për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar do të ofrohen online përmes Platformës EduforSchool. Brezi i 3-të i pjesëmarrësve që do të ndjekin Programin e Trajnimit përbëhet nga 215 kandidatë që u përkasin 194 shkollave publike e jo publike nga të katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) të Durrësit, Fierit, Korçës e Lezhës dhe 47 Zyrave Vendore Arsimore (ZVA) që shtrihen  në të gjithë vendin. Për herë të parë që…

Lexo më shumë →

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Shkollës së Drejtorëve (CSL) dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë (ISHS).

Ditën e Enjte më 4 Shkurt 2021 në ambjentet e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar" (CSL – Center for School Leadership) u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS). Në emër të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” marrëveshja u nënshkrua nga Z. Geron Kamberi, Drejtor Ekzekutiv ndërsa për Institutin Shqiptar të Sociologjisë (ISHS) nënshkroi Prof.dr.Leka Sokoli, në cilësinë e drejtuesit të këtij institucioni. Marrëveshja parashikon përcaktimin e kushteve dhe termave të bashkëpunimit dhe kontributin  reciprok të secilës palë  duke synuar  zhvillimin e mëtejshëm të  aftësive të lidershipit të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri. Ndërkohë si rezultat i këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë  synohet  që çdo vit të botohet  një numër  veçantë i revistës “Studime Sociale” me nëntitullin “Lidershipi dhe menaxhimi në arsim” /Social Studies, Special Edition: "Leadership and Management…

Lexo më shumë →

Përfundon semestri i parë (16 Tetor – 19 Dhjetor 2020) i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikimin e Drejtuesve të IAP për Brezin e 2-të të kandidatëve.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar” (Center for School Leadership – CSL) përmbylli me sukses semestrin e parë (16 Tetor – 19 Dhjetor 2020) të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikimin për Drejtues të IAP (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për t’u trajnuar në këtë program. Semestri i parë u ndoq nga 209 pjesëmarrës që janë përzgjedhur nga 264 aplikantë të cilët do të vazhdojnë të ndjekin edhe për 6 muaj (dy semestra) Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për t’u certifikuar si drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Në këtë numër pjesëmarrësish përfshihen 96 drejtorë, 61 nëndrejtorë shkollash në detyrë dhe 52 mësues kandidatë që synojnë të konkurojnë për t’u bërë drejtues të ardhshëm të shkollave. Ata u përkasin shkollave publike e jo-publike të arsimit të mesëm të ulët dhe arsimmit të…

Lexo më shumë →

Vazhdon Online zbatimi i Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) në Tiranë, Durrës, Elbasan.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL- Center for School Leadership) në përputhje me Vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Protokollet Anti-Covid të datës 20.10.2020 dhe shkresës me Nr.Prot 5838/2 datë 30.10.2020 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Mbi fillimin e vitit akademik 2020-2021” drejtuar të gjithë Instutucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) publike e jo-publike në Shqipëri, gjatë periudhës  2 Nëntor – 30 Nëntor 2020 po zhvillon online deri në një njoftim të dytë,  Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Ky Program po zhvillohet njëkohësisht për 8 grupe pjesëmarrësish në Tiranë, Durrës, Elbasan nga ana e stafit akademik të institucioneve të përzgjedhur nga Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL- Center…

Lexo më shumë →

Përfundon kursin online “Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12”

Nga datat 24 Shtator 2020 deri në 25 Tetor 2020, Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar (CSL-Center for School Leadership) zhvilloi kursin online "Metodat e mësimdhënies në Internet për klasat K-12” në kuadër të Programit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (CPD). Në këtë trajnim morën pjesë rreth 1000 pjesëmarrës që u përkasin 390 shkollave në nivel kombëtar ku në fund u certifikuan 456 mësues e drejtues. Për të gjithë mësuesit dhe drejtuesit që nuk e kanë ndjekur dot trajnimin “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”, ju ftojmë që të shikoni regjistrimet e seancave të trajnimeve që u zhvilluan gjatë muajve Shtator-Tetor 2020. Klikoni në link-un më poshtë dhe mësoni edhe ju disa platforma dhe mjete që mund të përdoren gjatë mësimit online. https://www.youtube.com/watch?v=rqhjoGbXZ1g&feature=youtu.be https://www.youtube.com/watch?v=clHSXHZ99lg&feature=youtu.be Ky trajnim u ofrua nga Shkolla e Drejtorëve dhe Junior Achievment…

Lexo më shumë →

Nis Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)

Më datë 16 Tetor 2020, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) nisi Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) 9 mujor  për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) Ky program do tu ofrohet  më shumë se  200 drejtorëve në detyrë dhe kandidatëve për drejtues shkolle në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani që janë përzgjedhur pas aplikimeve qe kane paraqitur pranë Qendres “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership).  Ky numër pjësëmarrësish në program është 5 herë më i lartë se numri atyre kandidatëve që e ndoqën këtë program në brezin e parë përgjatë periudhës 2019-2020 Çdo pjesëmarrës u pajis me një Laptop nga ana e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School…

Lexo më shumë →

Ceremonia e fillimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për të qenë drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)- 14 Tetor 2020.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan në datën 14 Tetor 2020 në Sallën Amfiteatër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ceremoninë e fillimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për brezin e 2-të të kandidatëve të përzgjedhur për drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, anëtarët  e  Bordit Drejtues dhe bashkë-Drejtorët Ekzekutivë të  Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership) Z. Geron Kamberi  dhe ish-pjesëmarrës të diplomuar (alumni) në brezin e parë të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP). Në pamundësi…

Lexo më shumë →

Workshopi “Dita e Informimit (Info Day)” për trajnerët dhe trajnerët individual (coach) që do të ofrojnë për brezin e 2-të Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar

Në datën 30 shtator 2020 Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL- Center for School Leadership ) organizoi nëpërmjet platformës Zoom workshopin “Dita e Informimit ( info Day)” ku morën pjesë rreth  50 trajnerë dhe  trajnerë individual (coach) nga Fakultetet e Shkencave Sociale e të Edukimit të Universitetit të Tiranës, Universitetit Marin Barleti, Universitetit Aleksandër Xhuvani – Elbasan dhe Universiteti Aleksandër Moisiu- Durrës që do të ofrojnë për brezin e 2-të aplikantëve  Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të instituticioneve të arsismit parauniversitar, i cili pritet të fillojë në datë 16 Tetor 2020. Qëllimi i këtij workshopi ishte ndarja dhe shkëmbimi i eksperiencave midis trajnerëve dhe trajnerëve individualë të cilët zbatuan këtë programit të trajnimit për brezin e parë në periudhën 2019-2020. Përfundimi me sukses i trajnimit dhe certifikimit të brezit të parë të…

Lexo më shumë →

 “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”

Kanë nisur trajnimet me temë “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12” për mësues e drejtues nga e gjithë Shqipëria. Këto trajnime po zhvillohen nga Shkolla e Drejtorëve në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania për t’ju ardhë në ndihmë stafeve mësimore të aftësohen në përdorimin e mjeteve të ndryshme online. Trajnimet do të zhvillohen gjatë muajve Shtator e Tetor për 1047 mësuesit dhe drejtuesit të cilët kanë aplikuar për të marrë pjesë në këtë trajnim. E rëndësishme! Shkolla e Drejtoreve fton të gjithë aplikuesit të kontrollojnë email-et e tyre (përfshirë spam dhe junk) për tu informuar për datat e trajnimit ku do të përfshihen.

Lexo më shumë →

Ceremonia e Diplomimit të Brezit të Parë të Drejtuesve dhe Kandidatëve për Drejtues të Certifikuar për Drejtimin e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar – IAP- 23 korrik 2020

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar - IAP- certifikoi pas përfundimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor, brezin e parë të drejtuesve dhe kandidatëve që synojnë të jenë drejtues në shkollat ku ata punojnë. Në Nëntor 2019 filloi procesi i trajnimit të brezit të parë të 48 aplikantëve nga Tirana që u përzgjodhën midis 140 drejtuesve aktualë dhe kandidatëve për drejtues që aplikuan nga institucionet publike e private të arsimit parauniversitar  të qarkut Tiranë, për të marrë pjesë në këtë program. Programi i Trajnimit të Detyrueshëm u zhvillua përgjatë 9 muajve, i organizuar ne tre semestra.  Semestri i tretë dhe i fundit u ndikua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pandemia globale e COVID-19. Përballë një situatë të pashembullt, Shkolla e Drejtorëve u angazhua për mbarëvajtjen e aktiviteteve te saj, duke kaluar tërësisht në mësimdhënie në distancë, duke…

Lexo më shumë →

Shkolla e Drejtorëve vazhdon me Programin e trajnimit online

Në këtë kohë sfiduese, Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar po bën përpjekje për të mbajtur ritmin e aktiviteteve të saj. Këtë javë, CSL filloi tremujorin e tretë të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për certifikim të drejtorëve të shkollave. Programi i trajnimit po zhvillohet online që prej seancave të fundit të tremujorit të dytë duke përdorur një kombinim të platformave online të tilla si zoom dhe google classroom. Pjesëmarrësit në program e gjejnë metodën e trajnimit online të goditur dhe të mirëpranuar si alternativa më e mirë e realizimit të programit në ditët e sotme. Vazhdimi i programit të trajnimit online është mbështetur nga gjetjet e sondazhit të kryer me pjesëmarrësit. Bazuar në këtë sondazh, 92% e pjesëmarrësve i gjejnë seancat online të trajnimeve si zgjidhja më e mirë duke pasur parasysh situatën që ndodhemi dhe 86%…

Lexo më shumë →

Në mbyllje të semestrit të parë të Programit të Trajnimit

Pjesëmarrësit në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikim për drejtues të IAP, mbyllën semestrin e parë të programit. Përgjatë tre muajve, drejtuesit aktualë dhe aspirantët për drejtues ndoqën tre module lidhur me Zhvillimin e vizionit dhe të strategjisë për përmirësimin e shkollës; Vëzhgimin, feedback-un dhe mekanizmat të tjerë për të ndihmuar mësuesin dhe Bazën e të dhënave për drejtimin pedagogjik. Përgjatë orëve të leksioneve në sallë, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar raste ushtrimore nga puna e përditshme në shkollë dhe kanë diskutuar mes tyre mbi problematikën e ndeshur. Një komponent i rëndësishëm i programit është dhe praktika profesionale në institucionet arsimore, nën mentorimin e drejtuesve me përvojë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës. Pjesëmarrësit kanë ndjekur rregullisht të premteve praktikën profesionale, e cila do të vazhdojë dhe përgjatë muajve në vijim. Me shumë përkushtim dhe këmbëngulje do të…

Lexo më shumë →

Takim dy ditor për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë në shkollë në Shqipëri

Në data 3-4 dhjetor 2019, Shkolla e Drejtorëve të IAP, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, organizoi një takim dy ditor për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë në shkollë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP). Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi mbi punën e bërë deri më tani nga stafi i ASCAP në përgatitjen e produkteve për vlerësimin e cilësisë në shkollë, nën kujdesin e veçantë të ekspertit ndërkombëtar z. Anthony Richardson, Konsulent për arsimin pranë “University College London” (UCL) në Institutin e Edukimit në Britaninë e Madhe. Rreth 40 inspektorë dhe drejtues shkollash u njohën me udhëzimet metodologjike për vlerësimin e jashtëm dhe të brendshëm të shkollës, duke u ndalur specifikisht në secilin element të udhëzuesit. Të dyja ditët u…

Lexo më shumë →

Mbahet konferenca “Roli i drejtuesit për rritjen e cilësisë së të nxënit”

Shkolla e Drejtorëve të IAP, në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti, organizuan më 5 dhjetor 2019, një konferencë mbi Rolin e drejtuesit për rritjen e cilësisë së të nxënit. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin drejtues dhe mësues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët u njohën nga afër me përmbajtjen e standardeve profesionale për formimin e drejtuesve të IAP. Dimensionet, njohuritë e nevojshme, aftësitë personale dhe profesionale dhe treguesit që duhet të ketë dhe të njohë një drejtues, ishte një ndër temat kryesore të trajtuara në konferencë, nga eksperti ndërkombëtar z. Anthony Richardson, Konsulent për arsimin pranë “University College London” (UCL) në Institutin e Edukimit në Britaninë e Madhe. Z. Richardson, përmes një prezantimi dinamik dhe disa rasteve ushtrimore të trajtuara në grup, mundi t’iu shpjegonte të pranishmëve përmbajtjen e standardeve profesionale për…

Lexo më shumë →

Përfundon përgatitja e trajnerëve që do të ofrojnë Programin e Trajnimit për drejtues të IAP

Në kuadër të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikim për drejtues të IAP, Shkolla e Drejtorëve organizoi trajnimin e parë “Train of Trainers” me stafin e përzgjedhur të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, i cili do të ofrojë programin e trajnimit për drejtues të IAP-ve për vitin akademik 2019-2020. Trajnimi u ofrua nga eksperti ndërkombëtar, z.Yaakov Gutterman, Drejtues i Programit të Leadershipit në Arsim, Instituti Kibbutzim Izrael dhe znj. Ayelet Skolnik, e specializuar në mentorim dhe drejtim në sektorin e edukimit. Përgjatë 8 ditëve trajnim, në datat 11 – 19 Tetor 2019, trajnerët u njohën me metodat e organizimit dhe të zbatimit të programit të trajnimit, duke u fokusuar në metodikat dhe standardet e mësimdhënies, zhvillimin e vizionit dhe të strategjisë për përmirësimin e shkollës, identitetin e drejtuesit dhe kuptimin e detyrave zhvillimore etj. Programi i…

Lexo më shumë →

Nisja e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për Drejtues të IAP

Shkolla e Drejtorëve të IAP në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan në datën 16 Tetor 2019 ceremoninë e Nisjes së Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Certifikim për Drejtues të IAP. Ky aktivitet shënon fillimin e programit të trajnimit për drejtuesit dhe aspirantët për drejtues, me qëllim zhvillimin profesional dhe certifikimin e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri. Programi i trajnimit do të nisë në muajin nëntor, me 48 pjesëmarrësit e parë të përzgjedhur, mësues, drejtor dhe nëndrejtor nga shkollat e rrethit të Tiranës. Ky program trajnimi është bazuar në kurrikulën e hartuar sipas "Standardeve Profesionale për Performancën e Drejtuesve të IAP", i dalë nga "Studimi i Vlerësimit të Nevojave të Drejtuesve në sistemin tonë të arsimit parauniversitar". Programi i trajnimit i mbështetur në modelin e suksesshëm të…

Lexo më shumë →

Hartimi dhe Zhvillimi i Kurrikulës së Trajnimit për drejtuesit e IAP

Më 20 - 24 Qershor 2019, Shkolla e Drejtorëve organizoi aktivitetin për Hartimin dhe Zhvillimin e Kurrikulës së Trajnimit për programin përgatitor për certifikimin e drejtuesve në detyrë dhe aspirantëve për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP). Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte hartimi i kurrikulës fillestare përgatitore të trajnimit për drejtuesit në detyrë dhe aspirantët për drejtues të IAP bazuar në standardet e reja të propozuara për drejtuesit e IAP. Ky aktivitet u drejtua nga Dr. Yaakov Gutterman, Drejtues i Programit të Trajnimit të Lidershipit në Kolegjin Kibbutzim, Izrael, me pjesëmarrjen e ekspertëve të zhvillimit të kurrikulave nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAPU). Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, në Shkollën e Drejtorëve…

Lexo më shumë →

Reformimi i Sistemit të Inspektimit dhe Standardet e tyre

Më 28 Maj 2019, në mjediset e Shkollës së Drejtorëve të IAP u mbajt seminari me temën: "Drejt një sistemi të reformuar të inspektimit të shkollës dhe standardeve për inspektorët e shkollave në Shqipëri". Në seminar ishin te pranishëm pjesëmarrës nga Drejtoria e Kurrikulës dhe Inspektimit të Arsimit Parauniversitar (DKIAP), Agjensia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), inspektorë dhe drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar. Seminari u drejtua nga konsulenti ndërkombëtar Anthony John Richardson, me përvojë të gjerë në drejtimin në arsim. Angazhimet e tij të fundit përfshijnë konsulencë për drejtimin në arsim në Institutin e Arsimit në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL) dhe Drejtor i Asociuar i Arsimit në Kolegjin Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Mësimdhënien dhe Lidershipin, në departamentin e biznesit ndërkombëtar. Seminari u organizua në dy sesione:…

Lexo më shumë →

Rezultatet e Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Drejtuesve të IAP

Në 24 Prill 2019, Shkolla e Drejtorëve të IAP në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) organizoi aktivitetin me temë: “Rezultatet e Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Drejtuesve të IAP”. Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i rezultateve dhe i rekomandimeve të studimit të kryer, si dhe reflektimi i tyre në programet e trajnimit që do të ofrohen nga Shkolla e Drejtorëve. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga instituticionet në varësi të saj si Qendra e Shërbimeve Arsimore, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, përfaqësues nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, Drejtues të IAP dhe përfaqësues të medias. Në takim ishin të pranishëm rreth 150 pjesëmarrës, të cilët shprehën interesin e tyre për rezultatet e studimit duke shkëmbyer ide dhe opinione në…

Lexo më shumë →

Vizitë studimore e Shkollës së Drejtorëve në Institutin Avney Rosha, Izrael

Në data 13 -17 Prill 2019, Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri zhvilloi një vizitë studimore në Institutin Avney Rosha dhe Kibutzzim College, në Izrael. Instituti Avney Rosha – Instituti Izraelit për Shkollën e Drejtorëve, krijuar në 2007-ën falë një nisme të përbashkët të Ministrisë së Arsimit në Izrael dhe Fondacionit Rothchild “Yad HaNadiv”, është bashkëpunëtori kryesor i Shkollës së Drejtorëve në Shqipëri. Falë punës së palodhur dhe përvojës së krijuar tashmë në ngritjen e një sistemi të fortë në përzgjedhjen e individëve që aspirojnë të bëhen drejtues të institucioneve arsimore, Instituti Avney Rosha shërben si një pikë referimi dhe udhëheqjeje për Shkollën e Drejtorëve në Shqipëri në arritjen e misionit të saj dhe të realizimit me sukses të objektivave të vendosura. Gjatë vizitës së tyre, përfaqësuesit nga Shqipëria patën mundësi të njihen nga afër me…

Lexo më shumë →

Nisja e Studimit të Vlerësimit të Nevojave të Drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

Në datën 18 Dhjetor 2018, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) paraqitën fillimin e aktivitetit të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP)” si dhe fillimin e studimit të vlerësimit të nevojave të drejtuesve të IAP në mbarë vendin. Studimi do të vlerësojë nevojat për zhvillimin profesional të drejtuesve dhe pritet të publikojë gjetjet dhe rekomandimet përfundimtare në prill 2019. Ky raport synon të shqyrtojë dhe të rishikojë Standardet më të fundit të Vlerësimit për Drejtuesit e IAP në Shqipëri dhe dokumentet e tjera që lidhen me rolin e drejtuesit të IAP. Raporti do të sigurojë një analizë të situatës dhe rekomandimet për zhvillim profesional të nevojshëm për arritjen e standardeve të dakortësuara, duke marrë parasysh fazat e mëposhtme të zhvillimit të kapaciteteve: Njohuritë akademike të universiteteve që ofrojnë këto…

Lexo më shumë →

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit për krijimin e Shkollës së Drejtorëve të IAP

Më 4 Tetor 2018, në mjediset e Shkollës së Drejtorëve të IAP, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama dhe të kryetarit të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) z. Michael Granoff , u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për krijimin dhe ngritjen e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri. Kjo qendër do të financohet nga AADF dhe do të mbështetet nga MASR për funksionimin dhe arritjen e objektivave të saj. Kjo marrëveshje është nënshkruar për një kohëzgjatje 10 vjeçare. Të pranishëm në aktivitet ishin dhe z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata, Bashkëdrejtorë Ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe zj. Lindita Nikolla, Ministër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Politika dhe strategjia e Ministrisë për zhvillimin e arsimit parauniversitar synon të përmirësojë performancën e drejtuesve të IAP-së, të sigurojë një cilësi…

Lexo më shumë →