Më datë 25 maj 2023, Qendra “Shkolla e Drejtorëve të I.A.P” organizoi Ceremoninë e Lançimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Arsimin dhe Formimin Profesional.
Të pranishëm në ceremoni ishin zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit e Sportit; Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Z. Michael D. Granoff, Bashkëdrejtorët Ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata, Drejtuesi për Shqipërinë nga SwissContact, z. Jan van Montfort, Partnerë dhe Donatorë, Rektorë Universitetesh, Drejtues dhe Trajnerë të Grupit si edhe Bashkëpunëtorë kyç të Shkollës së Drejtorëve.
Programi për Arsimin dhe Formimin Profesional, shënon për Shkollën e Drejtorëve një nga arritjet më të fundit duke shtrirë ekselencën e kurrikulës dhe kontribuar në mënyrë thelbësore në profesionet e lira në funksion të përmirësimit të ekonimisë. Ky program është dizenjuar në përputhje me kërkesat specifike të këtij target grupi falë bashkëpunimit tonë me “Aftësi për Punë” (Skills4Jobs), një projekt i financuar nga Qeveria Zvicerane.
Ndamë gjithashtu edhe disa çmime si nismë e re për projektet më të spikatura të drejtuesve që me kreativitetin dhe përkushtimin e tyre kanë sjellë risi në shkollat që ata drejtojnë.
Suksese 31 pjesëmarrësve të Brezit të I-rë, të Programit për Arsim dhe Formim Profesional!