Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL)  është themeluar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (MASR). Shkolla mbështetet në një kuadër të mirëpërcaktuar ligjor siç është Ligji Nr. 48/2018 datë: 23.07.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 69/2012 datë 21.06.2012 ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 540/2018 dt. 19.09.2018 “Për organizimin dhe funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar dhe mënyrën e trajnimit dhe të certifikimit të tyre”. Që prej Tetorit 2018, institucioni fuksionionon si një strukturë e pavarur nga pikëpamja administrative, financiare dhe e menaxhimit të programeve të trajnimit.

 

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” është regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me statusin e një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit profesional të drejtorëve / nëndrejtorëve në detyrë dhe kandidatëve për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar publik dhe privat. Këtë e realizon duke administruar Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) e procesin e testimit për certifikim që pason këtë program si edhe duke siguruar zhvillimin e mëtejshtëm të drejtuesve e mësuesve përmes Programit të Vazhdueshëm për Zhvillim Profesional ( CPD).

 

 

Veprimtaria e Shkollës së Drejtorëve fokusohet kryesisht në:

  1.  Organizimin, zbatimin dhe monitorimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtorët dhe nëndrejtorët në detyrë e ata që synojnë të bëhen drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar si edhe të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional për drejtues e mësues.
  2.  Realizimin e procesit të testimit për certifikim pas përfundimit të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) dhe pajisjen me certifikatë të gjithë kandidatëve që kalojnë me sukses këtë proces, për të qenë drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.
  3.  Koordinimin e punës me institucionet e tjera në Shqipëri për të përmirësuar politikat dhe standardet e drejtimit të shkollës.
  4.  Vlerësimin periodik të nevojave për trajnim dhe ofrimin e kurseve të vazhdueshme të zhvillimit profesional për drejtuesit e shkollës.
  5.  Drejtimin dhe zhvillimin e kërkimeve shkencore për  drejtimin e menaxhimin e  shkollës dhe realizimin e studimeve të ndryshme në terren.
  6.  Hartimin e projekteve në fushën e edukimit, të cilat përmirësojnë cilësinë e ofrimit të shërbimeve në institucionet e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
  7.  Bashkëpunimin me institucione të ngjashme ndërkombëtare në fushën e programeve të trajnimit për të rritur cilësinë e drejtimit të shkollës
MISIONI

Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar përmes zhvillimit të aftësive menaxheriale dhe administruese falë një programi trajnimi cilësor dhe të vazhdueshëm.

VIZIONI

Drejtues të mirëkualifikuar që ndikojnë pozitivisht në mjedisin shkollor dhe jashtë tij dhe rrisin drejtpërdrejt cilësinë e arsimit në Shqipëri.

csl
BORDI DREJTUES
Drejtuesit CSL
Gerti Janaqi
Kryetar Bordi
Drejtor, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar
Aleksandër Sarapuli
Nënkryetar Bordi
Bashkëdrejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
Martin Mata
Anëtar Bordi
Bashkëdrejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
STAFI
Njihu me Skuadrën tonë
Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rreth Nesh
Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Rritja profesionale e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
BASHKËPUNËTORËT
Njihu me Partnerët tanë
Apliko në Program

Përpara se të nisni aplikimin online, sigurohuni që të gjithë dokumentet t’i keni të skanuara në format elektronik. Mund të na shkruani në: info@csl.edu.al