Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis SH.T.E.T dhe Qendrës “Shkolla e Drejtorëve e I.A.P”
Posted on 18/05/2023
Më datë 17.05.2023, në ambientet e Shkollës Teknike Ekonomike – SH.T.E.T, Tiranë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis SH.T.E.T dhe Qendrës “Shkolla e Drejtorëve e I.A.P”.
 
Me anë të kësaj marrëveshjeje, Shkolla Teknike Ekonomike, do të ofrojë ambientet e saj, për zhvillimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Arsimin dhe Formimin Profesional – VET.
 
Programi VET, një nga arritjet më të fundit të Qendrës  “Shkolla e Drejtorëve e I.A.P”, do të lançohet më datë 25.05.2023, dhe starton me brezin e parë më datë 26.05.2023.
 
Suksese Brezit të I VET!!!