Shkolla e Drejtorëve vazhdon me Programin e trajnimit online
Posted on 10/04/2020

Në këtë kohë sfiduese, Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar po bën përpjekje për të mbajtur ritmin e aktiviteteve të saj. Këtë javë, CSL filloi tremujorin e tretë të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm për certifikim të drejtorëve të shkollave. Programi i trajnimit po zhvillohet online që prej seancave të fundit të tremujorit të dytë duke përdorur një kombinim të platformave online të tilla si zoom dhe google classroom.

Pjesëmarrësit në program e gjejnë metodën e trajnimit online të goditur dhe të mirëpranuar si alternativa më e mirë e realizimit të programit në ditët e sotme. Vazhdimi i programit të trajnimit online është mbështetur nga gjetjet e sondazhit të kryer me pjesëmarrësit. Bazuar në këtë sondazh, 92% e pjesëmarrësve i gjejnë seancat online të trajnimeve si zgjidhja më e mirë duke pasur parasysh situatën që ndodhemi dhe 86% e tyre kanë marrë pjesë në të gjitha seancat e trajnimit.

“Diagnostikimi pedagogjik i shkollës”, “Drejtimi i ndryshimit transformues në kontekstin e legjislacionit të së drejtës shqiptare” dhe “Mësimdhënia dhe mësimi efektiv” janë modulet e fundit të programit të trajnimit, të cilin pjesëmarrësit po i ndjekin paralelisht me mësimin përjavor (praktikum) ashtu dhe me analizën e praktikës mësimore, të cilat mbulojnë së bashku përbërësit empirikë të të gjitha temave të programit të trajnimit.

CSL bashkëpunon me një grup trajnerësh lokalë dhe ndërkombëtarë me përvojë, të cilët ofrojnë një program mjaft cilësor, i cili synon të ndikojë në procesin e zhvillimit të aftësive udhëheqëse të drejtorëve aktualë dhe aspirantëve për drejtorë që marrin pjesë në program.