Dorina Rapti ka përfunduar studimet në degën matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT në vitin 1995, ka përfunduar master në mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave Sociale (departamenti psikologji – pedagogji), UT në vitin 2003 dhe ka titullin Doktor Shkencash në drejtimin e shkollës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT në vitin 2013. Gjatë viteve 1995 – 2007, ajo ka punuar si mësuese matematike dhe drejtuese në shkolla 9 – vjeçare dhe të mesme në Tiranë, që nga viti 2010 është pedagoge e jashtme në Departamentin e Psikologjisë dhe Pedagogjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 2010-2013, ka punuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si drejtuese e Arsimit Profesional si dhe ka drejtuar procesin e kualifikimit dhe të trajnimit të mësuesve dhe të drejtuesve në arsimin parauniversitar. Në periudhën janar 2014 – korrik 2017, ka punuar si përgjegjëse e sektorit të të kualifikimit dhe të trajnimit të mësuesve dhe drejtuesve në Institutin e Zhvillimit të Arsimit. Që nga korrik 2017 e në vijim punon si Drejtore e Kurrikulës dhe Kualifikimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar, pjesë e Ministrisë përgjegjëse për Arsimin. Ekspertiza e saj është hulumtimi, hartimi dhe zhvillimi i kurrikulës, trajnimi i mësuesve, vlerësimi i cilësisë, drejtimi i shkollës, metodologjia e mësimdhënies, vlerësimi i nxënësit, mendimi kritik, gjithëpërfshirja në arsim, përdorimi i TIK në procesin mësimor, arsimi profesional. Ajo ka koordinuar projekte me Bankën Botërore, Delegacionin Europian IPA, UNICEF, British Council, Erasmus + etj.