Elda Lako

Elda Lako, zotëron titullin Master i Shkencave në “Shkenca në Edukim”. Karriera e saj filloi si mësuese, vazhdoi si Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit të Tiranës e më tej vazhdon të japë eksperiencën e saj si drejtuese dhe trajnere në fushat e ekspertizës “Menaxhim dhe administrim arsimi – orientuar në nivelin parauniversitar, arsimi fillor dhe arsimi i mesëm i ulët” dhe “Metodologji e mësimdhënies”. 

Në vitin 2016 është certifikuar si trajnere në zbatimin e Junior Achivement në kurrikulën e lëndës “Edukim për Shoqërinë” dhe vazhdon të jetë konsulente e trajnere në Junior Achivement of Albania. 

Prej vitit 2019 deri 2022 ka qenë trajnere dhe monitoruese në projektin “Shkollat e shekullit të 21”. (British Council Albania, ASCAP).  

Nga maji i 2021-shit është trajnere e Shkollës së Drejtorëve në programin e trajnimit për zhvillim të vazhdueshëm profesional për drejtues aktualë, aspirantë për drejtues dhe mësues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.