Tomi Treska

Asoc. Prof. Dr. Tomi Treska ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar, përvojë të pasur për disa agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare, për rastet që kanë të bëjnë me trajnimet e mësuesve dhe drejtorëve, me partneritetet shkollë-familje, qeverisjen e “mirë”. sondazhe dhe analiza, raporte etj. Ka botuar disa artikuj shkencorë në revista të njohura shkencore në Shqipëri dhe jashtë saj. Nga viti 2005 e deri më tani është autor i teksteve të Historisë për arsimin e mesëm dhe 9-vjeçar. Ka punuar për 8 vite në organizata dhe agjenci ndërkombëtare.