Moduli: Menaxhimi i shkollës – menaxhimi i burimeve njerëzore
Trajnim i drejtëpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Në këtë modul, pjesëmarrësit do të trajnohen për procese të ndryshme me të cilat përballet një drejtues shkolle që kanë të bëjnë me menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore dhe financiare. Atyre do t’u jepen shembuj për praktika të ngjashme në vende të zhvilluara, në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare. Do të kenë situata teorike dhe ushtrime praktike për të mësuar.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Nëndrejtorët e shkollave 9- vjeçare;
- Nëndrejtorët e shkollave të mesme;
- Shefat e departamenteve/ekipeve lëndore;
- Mësues që aspirojnë të bëhen drejtues;
- Drejtues rrjetesh profesionale.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- identifikojnë dhe përdorin disa shkathtësi për menaxhimin e njerëzve, të proceseve dhe të financave që një drejtues shkolle ka si detyrë të menaxhojë;
- bëjnë analizën për shpenzime dhe parashikime për një buxhet të caktuar;
- bëjnë një vlerësim performance të stafit duke identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të secilit prej tyre, dhe duke dhënë rekomandime përkatëse për zhvillimin e tyre profesional.
Trajnerë
Migena Buka
Eralda Zhilla
Trajnerë