Moduli: Zhvillimi i aftësive të mësuesit në lëndën e historisë

Trajnim i drejtëpërdrejtë

Kohëzgjatja: 18 orë 

Numri i krediteve: 1 kredit

 

Përshkrim i shkurtër 

Lënda e historisë i ndihmon nxënësit të zhvillojnë një ndjenjë humanizmi të gjerë, të kuptojnë zhvillimin e personalitetit të tyre, mënyrën si ata ngjasojnë dhe diferencohen nga të tjerët në raport me kohën dhe me hapësirën, të dallojnë diferencën midis supozimit dhe faktit, të kuptojnë kompleksitetin e çështjes historike, të mos besojnë në përgjigjen e paargumentuar dhe të respektojnë vërtetësinë e burimeve historike, duke dalluar analogjinë false, të njohin abuzimet nga “mësimet” historike, të peshojnë pasojat që vijnë prej tyre. Të gjitha këto njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime janë elementët që do të përcillen me anë të këtij moduli.

 

Përfituesit e këtij trajnimi

 

  • mësues të lëndës së historisë në arsimin e mesëm të ulët;
  • mësues të lëndës së historisë në arsimin e mesëm të lartë;
  • drejtues të shkollave 9- vjeçare të profilit të historisë;
  • drejtues të shkollave të mesme të profilit të historisë;
  • specialistë të njësive vendore arsimore të profilit “Histori”. 

 

Rezultatet e pritshme

 

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:

  • vlerësojnë rëndësinë e lëndës së historisë në arsimin parauniversitar;
  • analizojnë risitë dhe elementët e programeve të historisë në arsimin parauniversitar;
  • analizojnë elementet e përbashkëta mes lëndëve që përbëjnë fushën (synimet, kompetencat etj.);
  • përcaktojnë risitë e kurrikulës së re në drejtim të planifikimit të saj në shkollë;
  • hartojnë plane mësimore që zbatojnë kërkesat e kurrikulës me kompetenca;
  • identifikojnë metoda dhe teknika mësimore që krijojnë mundësi për zhvillimin e kompetencave në lëndën e historisë.

 

Trajner:

 

Dorina Rapti

Trajnerë