Moduli: Zëri i nxënësit në përmirësimin e cilësisë së arsimit gjithëpërfshirës
Trajnim: i drejtpërdrejtë
Kohëzgjatja: 18 orë
Numri i krediteve: 1 kredit
Përshkrim i shkurtër
Ky modul fokusohet në marrëdhëniet mësues-nxënës dhe në mënyrën se si ato mund të krijohen për të promovuar arsimin gjithëpërfshirës në shkolla dhe komunitete.
Moduli nënvizon rëndësinë e ndërtimit dhe fortësimit të marrëdhënieve, punës së përbashkët dhe ndarjes së eksperiencave. Moduli synon t’i bëjë të dukshme marrëdhëniet aktuale profesionale për të lehtësuar reflektimin dhe shkëmbimin e praktikave aktuale të bashkëpunimit.
Përfituesit e këtij trajnimi
- Specialistë të njësive arsimore vendore;
- Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar;
- Mësues.
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të:
- reflektojnë mbi rëndësinë e komunikimit për marrëdhëniet njerëzore;
- demostrojnë një të kuptuar më të thellë mbi kufizimet në pjesëmarrje;
- përdorin pikëpamje të ndryshme për të analizuar kufizimet në pjesëmarrje;
- zhvillojnë strategji që mund të përdoren për të ekzaminuar kufizimet në pjesëmarrje;
- kuptojnë qëllimet dhe veprimtaritë e një skuadre gjithëpërfshirëse;
- zbatojnë strategji për të ndërtuar koalicione në komunitetin e shkollës;
- mendojnë në mënyrë kritike për temat që do të zhvillojnë.
Trajner
Dorina Rapti, ASCAP
Erida Koleci, ASCAP
Trajnerë