Edmond Rapti

Edmond Rapti është profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Karrierën e ka filluar si mësues e më pas këshilltar pedagogjik, inspektor arsimi, ndërsa në nivel universitar ka ushtruar detyrën e pedagogut, përgjegjësit të Departamentit të Psikologjisë dhe Pedagogjisë në Fakultet, zv.Dekan i FSHS. zv.Rektor i Universitetit të Tiranës dhe aktualisht është Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale.
Ka kryer disa specializime pasuniversitare në Universitetin Aristotle, Selanik, Greqi, Universitetin e Luevenit Belgjikë, Universitetin e Granadës Spanjë etj. Gjithashtu, ka kryer studime të avancuara në fushën e Menaxhimit dhe Administrimit të Edukimit në Pace University, New York, U.S.A.
Ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe aktivitetesh kombëtare e ndërkombëtare me referime mbi politikat arsimore për shërbimin psikologjik, drejtimin e arsimit, etj. Ka botuar disa artikuj dhe material të tjera hulumtuese mbi politikat arsimore që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve dhe drejtimin e shkollës. Fushat e ekspertizës në edukim janë psikologjia shkollore, këshillimi i karrierës, menaxhimi dhe drejtimi shkollës, trajnimi i mësuesve dhe lidershipi arsimor.