Më 18 Maj 2022 u zhvillua Ceremonia e Certifikimit për 102 pjesëmarrësit e Brezit të tretë që arritën të përfundonin Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar pasi kaluan me sukses procesin e testimit.
Përgjatë 3 brezave të deritanishëm të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) janë certifikuar 334 pjesëmarrës për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar
Të pranishëm në Cermoninë e Certifikimit për Brezin e III-të ishin z. Michael D. Granoff, Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim; zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit e Sportit; anëtare të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro -Amerikan për Zhvillim: zj. Elisabeta Gjoni dhe zj. Aida Repishti; Bashkëdrejtorët Ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim: z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata si edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Falë Marrëveshjes së Bashkëpunimi të nënshkruar nga Qendra “ Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ( CSL) me Qendrën e Formimit të Drejtuesve të Shkollave pranë Universitetit të Harvardit në SHBA, u akorduan për herë të parë 3 Bursa Merite për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit për të përfituar nga programet e trajnimit të vazhdueshëm të këtij institucioni të mirënjohur në të gjithë botën.
Duke mbështetur formimin cilësor të drejtuesve arrimë të nxisim ndryshimin duke përmirësuar vazhdimisht shkollën !