Kongresi i Arsimit “Sfidat e arsimit cilësor e gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian”
Posted on 14/09/2022

Dita e dytë Kongresit të Arsimit “Sfidat e arsimit cilësor e gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian” organizuar nga Ministria e Arsimit e Sportit, i cili u mbajt  në Tiranë në datat 12-13 Shtator 2022.

Ky kongres synoi të nxisë diskutime ndërmjet aktorëve të ndryshëm në fushën e arsimit si edhe bashkëpunimin ndërmjet tyre për përballimin e sfidave për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Në sesionin “Sfidat në arsimin parauniversitar” në Panelin “ Sigurimi i cilësisë në arsimin para universitar”  ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv  i CSL, z. Geron Kamberi  i cili foli  për  Garantimin e cilësisë së shkollës nëpërmjet drejtimit dhe menaxhimit profesional prej drejtuesve të saj.

Ndërmjet të tjera ai theksoi se Qendra  “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar” ( CSL) që prej 3 vitesh nga krijimi i saj po synon të ofrojë një qasje të re drejtimit të shkollës, përmes ofrimit të programeve të trajnimit për drejtuesit në detyrë dhe ata që synojnë të bëhen drejtues të shkollave në të ardhmen . Gjithashtu ajo synon të shndërrohet edhe në një qendër që ofron studime e vlerësime të politikave e praktikave të drejtimit të shkollës që i shërbejnë rritjes së   cilësisë së arsimit parauniversitar në Shqipëri