Me datë 30 Shtator 2022, Qendra “ Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) me iniciativën e saj dhe në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit (AKSHI ) organizoi disa aktivitete ndërgjegjësuese në Gjimnazet “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali”, Tiranë në kuadër të iniciativës të BE, Dita Evropiane e Kërkimit Shkencor, që zhvillohet të Premten e fundit të çdo Shtatori.
Këtë vit tema ishte “Shkenca në shkollë (Science in school) dhe aktiviteti është pjesë e Maria Slodovska Curies Actions (MSCA), të Programit të BE për Kërkim Shkencor e Inovacion Horizon Europe (2021-2027).
Duke patur parasysh rolin që luan institucioni ynë për të krijuar e nxituar një qasje të re të lidershipit dhe drejtimit në shkollë në koordinim me institucionet e sipërmendura u ftuan Prof. Robert Gjedia, studiues i shkencave të edukimit në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit “Barleti” , Prof Mihallaq Qirjo, studiues i shkencave biologjike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe Dr. Ornela Bardhi, Lead Albania Fellow, fituese e granteve të Maria Slodovska Curies Actions (MSCA) të zhvillonin disa biseda të hapura me nxënësit për rolin që ka shkenca në zhvillimin e shoqërisë dhe nxitjen e tyre për tu marrë me punë shkencore në të ardhmen.