Rovena Elmazi

Rovena Elmazi është anëtare e Bordit Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL). Rovena Elmazi zotëron titullin “Doktor i Shkencave”, pasi kreu studimet pasuniversitare doktorale pranë NSA “Vassil Levski”, Bullgari. Ajo ka ndjekur studimet Master në “E Drejtë Publike”, me fokus studimin e Legjislacionit të Prokurimeve Publike në Shqipëri, një vështrim krahasues me legjislacionin në BE si dhe zotëron diplomë Bachelor për Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, Rovena zotëron një diplomë Bachelor dhe Master pranë Akademisë së Sporteve “Vojo Kushi”.

 

Rovena Elmazi ka qenë pjesë e disa programe të rëndësishme Lidershipi si Lead Albania, program i konceptuar duke u bazuar në Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Leadership and Character in Uncertain Times, organizuar nga Harvard Kennedy School Executive Education, si dhe Leadership Program, nga Centre for Creative Leadership (CCL), Bruksel, gjithashtu ka futuar një bursë nga Divizioni i Diplomacisë Sportive të Departamentit të SHBA-së për të qënë pjesë në programin e trajnimit ‘Championship Principles’.

 

Zj. Elmazi aktualisht punon në rolin e këshilltares pranë kabinetit të Ministres së Arsimit e Sportit të Shqipërisë, duke ofruar mbështetje e këshillime për ministren, anëtarët e kabinetit dhe duke mbajtur kontakte me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë në sektorin e Arsimit dhe Sportit. Në këtë kuadër koordinon konsultimet dhe menaxhimin e marrëdhënieve me institucionet partnere, organizatat kombëtare e ndërkombëtare si edhe agjencitë e ndryshme qeveritare që lidhen me këto sektorë.

 

Në pozicionin e këshilltares pranë Ministres së Arsimit e Sportit të Shqipërisë, ajo punon ngushtë me organizata të tilla si, AADF, USAID, UNICEF, Save the Children , Word Vision, organizatat e agjencitë e ndryshme të BE e OKB si edhe me përfaqësi e ambasada të ndryshme që kanë projekte e programe në fushën e arsimit dhe sportit.

 

Krahas punës së saj si keshilltare e Ministrit te Arsimit dhe Sportit, ka edhe një eksperiencë të gjatë si lektore  pranë Departamentit “Organizim dhe Menaxhim” në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Ajo ka kryer një sërë kërkimesh shkencore bazuar në fushën e saj të ekspertizës në lëmin e Organizimit dhe Menaxhimit, gjithashtu ka qënë drejtuese e disa projekteve kombetare dhe ndërkombëtare duke ushtruar përgjegjësi të ndryshme që lidhen me zhvillimim, koordinimin, zbatimin e vlerësimin e projekteve të arsimit dhe sportit për fëmijë e të rinj për të përmbushur standartet e kërkuara të cdo programi që ka ndjekur në këtë sektor.