Eraldo Hatija
Eraldo Hatija ka përfunduar studimet “Bachelor” në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, dhe ka vijuar me një “Master Shkencor në Mësimdhënien e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë”, po në Vlorë.
Me pesë vjet përvojë në fushën e edukimit, Eraldoja ka ndihmuar në të gjitha hallkat e arsimit, nga mësimdhënia në shkolla të mesme deri te puna në ZVAP dhe në universitet.
Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në projekte të ndryshme edukative, duke u angazhuar në zhvillimin e aftësive, dhe duke kontribuar në iniciativa për edukimin joformal, që ndihmojnë në përmirësimin e aftësive të të rinjve.
Puna e Eraldos në edukim e ka ndihmuar atë të zhvillojë një perspektivë të gjerë mbi nevojat dhe sfidat e studentëve, duke e bërë atë një kontribues aktiv në fushën e arsimit.