Më date 3 dhjetor 2024, u certifikuan 265 pjesëmarrës të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor dhe 26 drejtues me mbi 5 vjet përvojë pune! Ky certifikim nuk dëshmon veçse përkushtimin dhe aftësitë e tyre në drejtimin me përgjegjësi të shkollave!
Gjatë ceremonisë u vlerësuan 3 projektet më të spikatura, ndër to 2 projekte nga pjesëmarrësit e brezit VI dhe 1 projekt nga drejtuesit në detyrë. Gjithashtu, u akorduan 4 bursa trajnimi pranë _Harvard Graduate School of Education_ për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në testimin e certifikimit.
Ne besojmë se ata që e përfundojnë këtë program janë liderët e së sotmes në arsim, ata që do të frymëzojnë dhe udhëheqin breza të rinj me pasion dhe përkushtim.
Shkolla e Drejtorëve të IAP u uron suksese në punën e tyre të palodhur!