Qendra “Shkolla e Drejtorëve” shpall thirrjen për aplikime nga trajnerë dhe ekspertë të fushës së edukimit për të propozuar module të reja trajnimi në kuadër të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP).
Kjo nismë synon të zgjerojë ofertën e moduleve të akredituara (me 10 kredite), në përputhje me strategjinë kombëtare për arsimin parauniversitar dhe standardet e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).
Kush mund të aplikojë?
Ekspertë që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë gradën shkencore Doktor në fushën e edukimit.
- Të kenë minimumi 10 vite përvojë pune si trajner, lektor apo specialist në arsim.
- Të kenë eksperienca të mëparshme në trajnime në fushën e edukimit dhe/ose lidershipit.
- Njohje të mirë të legjislacionit të arsimit parauniversitar.
- Zotërimi i një gjuhe të huaj (anglishtja e preferuar) përbën avantazh.
Tematika të sugjeruara
Propozimet duhet të adresojnë tema me rëndësi për përmirësimin e praktikave pedagogjike dhe menaxheriale, si:
- Lidership dhe menaxhim shkollor
- Zhvillimi i kompetencave digjitale
- Edukimi gjithëpërfshirës
- STEM & Inteligjenca Artificiale
- Mirëqenia dhe anti-bullizmi
- Edukimi për mjedisin dhe qëndrueshmërinë
- Mësimi i personalizuar
- Prindërimi dhe përfshirja e komunitetit, etj.
Çfarë duhet të përmbajë aplikimi?
- CV e detajuar dhe dokumentacioni përkatës (diploma, certifikata, referenca)
- Propozim për modulin (sipas Formatit të Aplikimit – Shtojca 4)
- Syllabus-i i modulit dhe metodologjia
- Pre-test & post-test, bibliografia
Afati i aplikimit
Aplikimet pranohen deri më 15 Maj 2025, në adresën:
📧 trajnime@csl.edu.al
📝 Subjekti i emailit: “Thirrje për propozime – module ZHVP”