Më 14–15 nëntor 2025, Shkolla e Drejtoreve organizoi në Shkodër konferencën e saj të V-të vjetore me temë “Lidershipi dhe Menaxhimi në Arsim”. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe Institutin Shqiptar të Sociologjisë, si koordinator.
Konferenca përfshiu tre sesione paralele, gjatë të cilave u prezantuan 40 punime shkencore nga 58 autorë, duke sjellë kontribute të rëndësishme për lidershipin dhe menaxhimin në arsimin parauniversitar dhe duke promovuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira mes profesionistëve të fushës.
Një veçori e veçantë e konferencës për këtë vit ishte akreditimi nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar me 4 kredite, gjë që rrit vlerën profesionale dhe akademike për pjesëmarrësit dhe kontribuon në avancimin e kompetencave të tyre në fushën e lidershipit në arsim.
Shkolla e Drejtoreve falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe autorët e punimeve shkencore për angazhimin dhe kontributin në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili forcon bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional në arsimin parauniversitar.