Konferenca e VI-të Ndërkombëtare e Shkollës së Drejtorëve “Lidershipi dhe Menaxhimi në Arsim”!
Posted on 17/06/2026

Më 22–23 maj 2026, Shkolla e Drejtorëve organizoi me sukses Konferencën e saj të VI-të Ndërkombëtare me temë “Lidershipi dhe Menaxhimi në Arsim”.

Konferenca u mbajt në ambientet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me partnerin tonë afatgjatë, Institutin Shqiptar të Sociologjisë, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe rezultateve kërkimore në fushën e lidershipit dhe menaxhimit në arsim.

Në këtë konferencë  u prezantuan 40 punime shkencore, të përgatitura nga 68 autorë nga institucione të ndryshme akademike dhe arsimore. Punimet trajtuan çështje bashkëkohore dhe sfida të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e lidershipit dhe menaxhimit në arsimin parauniversitar.

Shkolla e Drejtorëve shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë autorët, pjesëmarrësit dhe partnerët që kontribuan në organizimin dhe suksesin e kësaj konference, duke e kthyer atë në një platformë të vlefshme për dialog profesional dhe zhvillim akademik.

Faleminderit për kontributin dhe angazhimin tuaj!