Në 24 Prill 2019, Shkolla e Drejtorëve të IAP në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) organizoi aktivitetin me temë: “Rezultatet e Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Drejtuesve të IAP”.
Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i rezultateve dhe i rekomandimeve të studimit të kryer, si dhe reflektimi i tyre në programet e trajnimit që do të ofrohen nga Shkolla e Drejtorëve.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga instituticionet në varësi të saj si Qendra e Shërbimeve Arsimore, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, përfaqësues nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, Drejtues të IAP dhe përfaqësues të medias.
Në takim ishin të pranishëm rreth 150 pjesëmarrës, të cilët shprehën interesin e tyre për rezultatet e studimit duke shkëmbyer ide dhe opinione në lidhje me këto rezultate, si dhe aplikimin e tyre në trajnimet që Shkolla e Drejtorëve do të ofrojë.