Përmbajtja e Programit

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për certifikim për drejtues të IAP është akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me Vendim Nr. 3, datë 20.02.2020, me 27 kredite gjithsej.

Kohëzgjatja e programit është 9 muaj  dhe përbëhet nga gjashtë module trajnimi, si më poshtë:

  • Moduli 1: Zhvillimi i shkollës me vizion dhe strategji dhe menaxhimi i ndryshimit ( 54 orë në total: 36 orë në auditor dhe 18 orë praktikë)
  • Moduli 2: Lidershipi efektiv në zhvillimin e kurrikulës, mësimdhënie dhe mësimnxënie (216 orë në total: 126 orë në auditor dhe 90 orë praktikë)
  • Moduli 3: Menaxhimi efektiv i stafit, burimeve dhe financave (36 orë në total: 18 orë në auditor dhe 18 orë praktikë)
  • Moduli 4: Drejtimi i ndryshimeve transformuese në shkollë në përputhje me kuadrin ligjor për sistemin arsimor shqiptar (18 orë në auditor)
  • Moduli 5: Zhvillimi i bashkëpunimeve me prindërit dhe komunitetin (36 orë në auditor)
  • Moduli 6: Zhvillimi profesional i stafit për të qenë lider pedagogjik (72 orë në total: 36 orë në auditor dhe 36 orë praktikë)

 

Në total, shpërndarja e orëve midis auditorit dhe praktikës paraqitet si vijon:

Auditor: 270 orë
Praktikë: 162 orë
Analizë e praktikës:   36 orë
Mentorim individual:   18 orë
Numri total i orëve në program: 486 orë