Martin Mata

Martin Mata ka 30 vjet përvojë të kombinuar në menaxhim në sektorin publik dhe privat, në planifikim strategjik, analiza të avancuara ekonomike, të tregut dhe të investimeve, analizë politike dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Ai filloi të punojë për Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në vitin 2000 dhe u bë Bashkëdrejtor Ekzekutiv në vitin 2010. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë pozicione si drejtor i përgjithshëm i përfaqësisë së Mercedes-Benz në Shqipëri, këshilltar politik i Kryeministrit të Shqipërisë, këshilltar politik në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe drejtor për marrëdhëniet me publikun në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit. Ai ka një diplomë në Histori dhe Gjuhë Angleze dhe një MBA nga një program i përbashkët i Universitetit të Nebraskës dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Tiranës.

Ai është Bashkëdrejtor Ekzekutiv i AADF-së që nga viti 2013.

Në vitin 2015, Z. Mata ka marrë Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.