Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”
Posted on 11/09/2020

Shkolla e Drejtorëve, në bashkëpunim me Junior Achievement Albania hap sërish regjistrimet për pjesëmarrje pa pagesë në trajnimin me temë “Metodat e mësimdhënies në internet për klasat K-12”. Ky modul do të zhvillohet në një seri trajnimesh gjatë muajve Shtator-Tetor 2020.

Pas përvojës së suksesshme të zhvillimit të këtij trajnimi gjatë muajve Maj-Qershor dhe kërkesave të vazhdueshme për këtë modul, thirrja rihapet vetëm për mësues dhe drejtues të cilët nuk kanë marrë pjesë ende në këtë trajnim.

Trajnimi synon t’u vijë në ndihmë mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të përdorin teknologjinë gjatë mësimit online.

Trajnimi, i cili është përgatitur nga ekspertë të huaj dhe lokalë, do të zhvillohet online në platformën zoom dhe do të permbajë sesione të drejtpërdrejta online dhe praktike gjatë orëve të lira, të shtrira në 3 ditë.

Çështjet kryesore që do të trajtohen në trajnim janë:

  • Rëndësia e mësimit online.
  • Përdorimi i disa platformave mësimore online.
  • Ndërtimi i orës mësimore duke përdorur teknologjinë.
  • Vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit online.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar ju lutem klikoni ne link-un e mëposhtëm.

https://forms.gle/k9NpvMsNAyRDNYK68

Afati i fundit për aplikime është 18 Shtator 2020.

Pjesëmarrësit do të njoftohen me email për datat dhe detaje të tjera të trajnimit brenda datës 20 Shtator 2020.