Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) do të zhvillojë gjatë muajve nëntor – dhjetor 2021 trajnimin me temë “Të kuptojmë më thellë konceptet e kurrikulës së re”.
Kurrikula e re, e cila është e orientuar drejt zhvillimeve thelbësore në fushën e arsimit, ka sjellë disa koncepte të reja si: kalimi nga pedagogjia tradicionale te kurrikula që zhvillon kompetencat; zhvillimi nga bihejviorizmi drejt konstruktivizmit social dhe konjitivizmit; zhvendosja nga kurrikula që thekson çfarë u duhet mësuar nxënësve te kurrikula që shpreh qartë çka pritet nga nxënia; kërkimi i kuptimit të të nxënit më shumë se trajtimi i përmbajtjeve të pakontekstualizuara.
Moduli ofron sqarime më të thelluara të këtyre koncepteve, në mënyrë që të kuptohet më qartë ndryshimi që sjell kurrikula e re.
Lektor i këtij trajnimi është Prof.As.Dr. Pëllumb Karameta.
Trajnimi do të zhvillohet në sallë duke respektuar të gjitha masat anti-Covid.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.
Numri i pjesëmarrësve në këtë trajnim është I kufizuar. Për tu regjistruar në këtë trajnim, ju lutemi regjistrohuni në link-un më poshtë deri në datë 16 nëntor 2021.