Z. Gert Janaqi është kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL).
Z.Janaqi përfaqëson Ministrinë e Arsimit e Sportit në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ( ASCAP) , institucion të cilin e drejton prej viti 2013.
Ai ka një eksperiencë të gjerë në fushën e studimit dhe vlerësimit të aspekteve që lidhen me zhvillimin e arsimit parauniversitar.
Ai mban gradën MA në Psikologji e Shkencat Sociale prej vitit 2006 nga Universiteti i Londrës Lindore në Angli dhe prej vitit 2013 atë të Doktorit të Shkencave në Psikologji, të dhënë nga Departamenti i Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Që prej vitit 2002 ai ka qenë lektor në Departamentin e Psikologjisë e Pedagogjisë. Studimet e tij kanë përfshirë tema të ndryshme që lidhen me politikat e qeverisjen e arsimit, profesionalizimin dhe sjelljen organizative, mjetet e garantimit të cilësisë në arsim , hartimin e kurrikulave, vlerësimin e jashtëm dhe të brendshëm të institucioneve të arsimit parauniversitar si edhe të performancës së sistemit arsimor në tërësi etj.
Gjithashtu ai ka koordinuar projekte të ndryshme studimi në fushën e arsimit, të financuar nga donatorë vendas dhe ndërkombëtarë.
Z. Janaqi është pjesë e Bordit Drejtues të Qëndrës “ Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL) që prej Shkurtit të vitit 2019.