Jonida Lamaj

Jonida ushtron detyrën e Menaxheres së Programeve pranë Albanian-American Development Foundation (AADF) që prej vitit 2018. Ajo menaxhon portofolin e Arsimit në AADF, mbi 20 projekte me vlerë $60M. Përpara se t’i bashkohej AADF-së, ajo ka punuar për tetë vite (2010-2018) si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin “Marin Barleti”, ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive e Qendrës Youth Act dhe ka drejtuar Qendrën EducationUSA në Shqipëri. Gjithashtu, pas vitit 2018 është angazhuar si pedagoge me kohë të pjesshmë pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe Universitetit Marin Barleti.

Ajo zotëron një Diplomë DIND në Drejtësi, një Master Profesional në Administrim Publik, si dhe gradën Doktor i Shkencave në Publike e Drejtë Kushtetuese, nga Universiteti i Tiranës. Jonida është gjithashtu avokate e licencuar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë dhe zotëron certifikimin Project Management Professional (PMP) nga Project Management Institute (PMI).