Znj Cami, aktualisht mban pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Politkave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Prej muajit Prill 2019 deri në Nëntor 2019 ka mbajtur pozicionin e Zëvëndesdrejtorit pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shendetesor (OSHKSH) dhe më pas është emeruar Drejtor i Përgjithshëm në OSHKSH, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjatë periudhës Shkurt 2015-Mars 2019 ka punuar si Oficer për Llogaridhënien, Transparencën dhe Qeverisjen në projektin e financuar nga Ambasada Zvicerane dhe implementuar nga Swiss Tropical Public Health Institute, Terre des Hommes, Save the Children.
Gjatë periudhës Dhjetor 2010- Maj 2014 ka punuar si Oficer për Monitorimin & Vlerësimin në projektin të finanuar nga USAID, zbatuar nga Abt Associates Inc. Po në këtë projekt ka mbuluar edhe pozicionin e Menaxherit Rajonal.
Më herët, gjatë viteve 2004-2010, Znj. Cami ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku ka mbuluar hartimin dhe monitorimin e strategjive dhe politikave shëndetësore.
Znj. Cami ka një eksperiencë të gjatë pune prej më shumë se 30 vitesh në institucione të ndryshme në Administraten Publike si dhe në organizata ndërkombëtare. Po gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit në fusha si Leadershipi, mbledhje dhe analizim të dhënash, monitorim & vlerësim të politikave dhe strategjive.
Znj. Cami, ka përfunduar studimet në Matematikë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, studimet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ka përfunduar dhe programin Master ne Administrim Biznes, Universiteti New York-ut, Tiranë.