Informacion për Programin

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (IAP) dhe certifikimi i tyre administrohet ekskluzivisht nga Shkolla e Drejtorëve.

Ky program ka për qëllim pajisjen e drejtuesve dhe të aspirantëve për drejtues me certifikatën e drejtuesit të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, duke ndjekur programin e trajnimit të hartuar specifikisht për drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Parashkollor, në një shtrirje kohore të përshtatshme për këtë qëllim.

Programi është i një cilësie shumë të lartë dhe është bazuar në modelin e suksesshëm të Institutit “Avney Rosha”, në Izrael, për trajnimin dhe certifikimin e drejtuesve të IAP-ve, duke u përshtatur me nevojat dhe standardet më të fundit të drejtuesve të IAP në Shqipëri.

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parashkollor do të zhvillohet në vitin e ardhshëm akademik 2020 – 2021.