Programi
Trajnimi për certifikim si drejtues i arsimit parashkollor
Informacion për programin

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm për drejtuesit e institucioneve të arsimit parashkollor është një trajnim i detyrueshëm që ofrohet për drejtuesit në detyrë dhe kandidatët që synojnë të bëhen drejtorë të këtyre institucioneve në të ardhmen.

Sipas Nenit 15 dhe Nenit 22 të Ligjit Nr. 48/2018, datë 23.07.2018, për disa ndryshime në Ligjin Nr. 69/2012, datë 21.06.2012, për sistemin arsimor parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, të gjithë individët që do të drejtojnë një institucion të arsimit parashkollor janë të detyruar të ndjekin këtë program dhe të certifikohen nëpërmjet një procesi testimi të standardizuar.

Manuali i programit të trajnimit është ndërtuar duke u mbështetur jo vetëm në Vlerësimin Kombëtar të Nevojave për Trajnim të Drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parashkollor, realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), por gjithashtu është përforcuar nga teori bashkëkohore ndërkombëtare për zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Ky manual është hartuar duke integruar praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare por  duke pasur gjithashtu në konsideratë realitetin dhe nevojat specifike të arsimit parashkollor në Shqipëri.

Për më shumë informacion mbi këtë program trajnimi, mund të kontaktoni në adresën: parashkollor@csl.edu.al.

Përmbajtja e programit
lorem ipsum
Moduli: TË RRITESH SI NJË LIDER: Krijimi i kulturës profesionale dhe institucionale

Moduli u ofron pjesëmarrësve një kuptim të fortë të drejtimit bazuar në hulumtimet dhe praktikën aktuale. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuritë e tyre praktike për tiparet dhe veprimet e suksesshme të lidershipit në institucionet arsimore dhe do të mësojnë rreth koncepteve dhe parimeve të udhëheqjes së suksesshme në kopshtin e fëmijëve.
Arti dhe shkenca e komunikimit pozitiv janë shumë të rëndësishme për drejtorin e një institucioni arsimor, duke krijuar dhe mbajtur sigurinë emocionale dhe duke përdorur korniza psikologjike në ndërtimin e marrëdhënieve me anëtarët e stafit, veçanërisht në bisedat e mbikqyrjes individuale. Drejtuesit në detyrë dhe kandidatët për drejtorë do t’i ndërtojnë njohuritë, aftësitë dhe besimet e tyre rreth drejtimit të stafit dhe zhvillimit të takimeve në grupe të mëdha njëherazi si menaxher dhe si lehtësues. Ata do të mësojnë metoda për të vendosur qëllime të përbashkëta, për të motivuar dhe frymëzuar anëtarët e stafit të tyre teksa përfshihen në procesin e përmirësimit të cilësisë.

Moduli: Zhvillimi i vizionit dhe i strategjisë për përmirësimin e kopshtit dhe menaxhimin e ndryshimit

Drejtori i kopshtit është simbol si për mësuesin edhe për fëmijët e kopshtit, ndërsa për grupet e tjera të interest ai mishëron drejtimin e institucionit që përfaqëson. Gjithashtu, drejtuesi i kopshtit përfytyrohet si figura kryesore që ndërmerr nisma dhe zbaton ide për të përmirësuar cilësinë e kopshtit. Ai është personi që i përmbush standardet kombëtare profesionale dhe punon që këto standarde të përmbushen edhe nga stafi i tij pedagogjik. Drejtuesi i kopshtit përcakton vlerat që udhëheqin aktivitetet e institucionit që drejton. Kjo përbën bazën e besimit të përbashkët për shkak se është figura më e rëndësishme që përcakton klimën e kopshtit, siguron cilësinë dhe ndikon në zhvillimin dhe të nxënët e fëmijëve.

Moduli:Legjislacioni, menaxhimi dhe burimet njerëzore

Moduli do të ofrojë mundësi për të shqyrtuar edhe çështje që lidhen me të drejtat dhe përgjegjësitë e mësuesve, të drejtorëve të kopshteve, kriteret e kualifikimit, liçencimit, emërimit dhe pushimit nga puna, si edhe mbrojtjen e të dhënave personale. Drejtuesit në detyrë dhe kandidatët për drejtorë do të kenë mundësinë të kuptojnë gjatë seancave të trajnimit parimet ligjore që janë përzgjedhur lidhur me formulimin e politikave dhe të procedurave në fushën e arsimit parauniversitar, pjesë e të cilit është edhe arsimi parashkollor. Kandidatët për drejtorë do të vëzhgojnë praktikisht se si drejtorët e kopshteve e përdorin kuadrin ligjor dhe strategjik në planet e punës në të cilat përfshihet i gjithë kopshti.

Moduli: Udhëheqja pedagogjike dhe diagnoza pedagogjike e kopshtit

Ky modul i ndarë në dy pjesë synon zhvillimin e aftësive të udhëheqjes dhe diagnozës pedagogjike për drejtuesit dhe kandidatët për drejtorë të kopshteve.

Udhëheqja Pedagogjike : Fokus në parimet e zhvillimit të fëmijëve, rolin e lojës në procesin e të nxënit dhe krijimin e mjediseve edukative që nxisin zhvillimin, pavarësinë dhe aftësitë sociale të fëmijëve.
Diagnoza Pedagogjike: Zhvillimi i aftësive për mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave për përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit. Përfshihen plane vëzhgimi, analiza e rezultateve dhe hartimi i sugjerimeve për zhvillimin profesional të mësuesve.
Ky modul ndihmon pjesëmarrësit të planifikojnë dhe zbatojnë praktika inovative për përmirësimin e arsimit parashkollor.

Moduli: Kurrikula, mësimdhënia dhe vlerësimi

Ky modul trajton konceptin dhe zbatimin e kurrikulës në arsimin parashkollor, duke u fokusuar në reforma që vendosin fëmijën në qendër të procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.

Kurrikula dhe Reformimi: Analizohen qasjet bashkëkohore që synojnë përgatitjen e individëve për pjesëmarrje aktive në shoqëri përmes kompetencave për të nxënit gjatë gjithë jetës.
Zbatimi në Arsimin Parashkollor: Fokus në nivelin 0 të edukimit të fëmijërisë së hershme, me drejtuesit e kopshteve që udhëheqin procesin mësimor duke përfshirë politika për nevoja të veçanta dhe minimizimin e mospërfshirjes së fëmijëve.
Bazat Teorike: Trajtohen teoritë e zhvillimit të fëmijës dhe ndikimi i tyre në mësimdhënie, si dhe metodat pedagogjike që mbështesin mësimdhënien dhe të nxënët efektiv në arsimin parashkollor.
Ky modul synon fuqizimin e drejtuesve për të zbatuar kurrikula cilësore që promovojnë mësimdhënie efektive dhe përfshirëse.

Moduli:Pjesëmarrja dhe partneriteti i familjes dhe i komunitetit me kopshtin e fëmijëve

Ky modul trajton rëndësinë e partneritetit midis kopshtit, familjeve dhe komunitetit, duke theksuar rolin udhëheqës të drejtorit të kopshtit në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve efektive.

Themelimi i Partneriteteve: Analizohen konceptet kryesore të partneritetit me prindërit dhe komunitetin, duke përfshirë të gjitha grupet e interesit si fëmijët, mësuesit dhe familjet.

Stilet e Lidershipit: Eksplorohet roli i lidershipit në mbështetjen e marrëdhënieve pozitive mes familjeve dhe kopshtit për të promovuar zhvillimin dhe suksesin e fëmijëve.

Praktikat më të Mira: Ofron mjete praktike, burime dhe aktivitete që ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kopshteve dhe aktorëve të tjerë të komunitetit.

Përmes këtij moduli, drejtuesit do të zhvillojnë aftësi për të krijuar një klimë besimi, respekti dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me të gjitha grupet e interesit.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët që aplikojnë në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të IAP duhet të plotësojnë këto kritere:

Të kenë diplomë të studimeve universitare “Bachelor” që formon mësues të arsimit parashkollor

Të kenë jo më pak se 5 vjet përvojë pune si mësues në arsimin parashkollor

Nuk janë nën efektin e masës disiplinore, në momentin e aplikimit.

Dokumentat e aplikimit

Dokumentet e nevojshme që kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dhe mënyra e aplikimit përcaktohen si më poshtë: Të dhënat e kandidatëve do të grumbullohen duke respektuar Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Letër motivimi

CV i/e aplikantit sipas modelit Europass* –Format-CV

Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm

Mandat pagese për tarifën e aplikimit në vlerën prej 1000 lekë të reja, në llogarinë bankare të Shkollës së Drejtorëve – shiko tek seksioni Tarifat e Programit

Vërtetim për masa disiplinore lëshuar nga punëdhënësi ose ZVAP përkatëse

Formular vetë deklarimi që aplikanti nuk ka qënë i dënuar penalisht.*  Formular-vetëdeklarimi

Certifikata të trajnimeve të zhvilluara në fushën e fëmijërisë së herëshme dhe arsimit parashkollor*

Kopje të diplomave universitare, të listave përkatëse të notave dhe librezës së punës*

Vërtetim të eksperiencës si drejtues, Kopje të Kategorisë së Kualifikimit*

Letër rekomandimi nga drejtuesi i institucionit. Në rastin kur
aplikanti nuk është aktualisht në marrëdhënie pune, letrën e
rekomandimit duhet ta marri nga institucioni arsimor i punësimit
të tij më të fundit.

* Nuk është i nevojshëm noterizimi i dokumenteve, mjafton kopje e tyre.
** Shkarkoni formatet e dhëna për CV , formular vetëdeklarimi.

Procedura e aplikimit

Shkolla e Drejtoreve do të pranojë vetëm aplikimet online përmes faqes zyrtare të Shkollës së Drejtorëve, seksioni përkatës i aplikimit. Përpara se të nisni aplikimin online, sigurohuni që të gjithë dokumentet t’i keni të skanuara në format elektronik. Dokumentacioni elektronik që shoqëron aplikimin tuaj online, do të ngarkohet në sistem përmes llogarisë tuaj të aplikimit që do të krijoni.

Kujdes: Ndiqni videon me instruksionet përkatëse mbi mënyrën e kryerjes së aplikimit. Kliko këtu për videon udhëzuese

Nëse keni pyetje për procesin e aplikimit online mund të na shkruani në: parashkollor@csl.edu.al

Procedura e vlerësimit të aplikimit

Aplikimet do të shqyrtohen nga Komisioni i vlerësimit të kandidatëve, sipas pikëzimit të
përcaktuar në Rregulloren “Për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtorëve
Nëndrejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parashkollor në Shqipëri”.

Kandidatët të cilët kalojnë filtrin përzgjedhës dhe pranohen në programin e trajnimit do të njoftohen nga Shkolla e Drejtorëve se në cilën kohortë do të regjistrohen dhe ndjekin programin e trajnimit.
Përfshirja e drejtuesit në detyrë dhe mësuesit që aspiron për t’u bërë drejtues në programin e trajnimit do të kryhet sipas kuotave dhe shtrirjes kohore dhe territoriale të përcaktuara me vendim të Bordit Drejtues të Shkollës së Drejtorëve.

Tarifat e Programit

Tarifat për Programin e Trajnimit të Detyrueshaëm Përgatitor për Certifikim janë si më poshtë:

Tarifa e aplikimit 1.000 lekë

Pjesëmarrja në program 50.000 lekë

Pajisja me certifikatë 0 lekë

Pagesa e tarifave kryhet vetëm në llogarinë bankare të Shkollës së Drejtorëve:

Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar
Intesa SanPaolo Bank, Tiranë
Nr. Llogarie në Lekë: 10787031801
IBAN: AL43208110080000010787031801

Pagesa e tarifës për ndjekjen e programit te trajnimit mund të paguhet e plotë njëherësh ose nëpërmjet maksimumi 2 (dy) këste. Në datën e regjistrimit, pjesëmarrësi duhet të paraqesë mandatin e pagesës së tarifës (të plotë ose këstin e parë).

Stafi i Trajnuesve

Pyetjet më të shpeshta

1. Cfarë është Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar është një program  trajnimi i cili administrohet në mënyrë ekskluzive nga Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) .Pas përfundimit me sukses të moduleve të trajnimit dhe procesit të testimit ,  pjesëmarrësit  pajisen me  certifikatën përkatëse për të drejtur institucionet  arsimore publike e jo publike të ciklit  parauniversitar.
2. Cila është baza ligjore ku mbështetet Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) dhe programet e trajnimit që ajo administron funksionojnë në zbatim të Ligjit Nr 48 /2018 datë 23.07.2018 Për disa ndryshime në Ligjin Nr 69/2012 Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë dhe VKM Nr 540 datë 19.09.2018 Për organizimin e funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të  Arsimit Parauniversitar,  Udhëzimi Nr 2, datë 09.02.2022 , Udhëzimi Nr 3, datë 09.02.2022.
3. A ka një Rregullore për Zhvillimin e Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) funksionon bazuar në Rregulloren për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë ( Rregullore e miratuar  më  08 Tetor 2020 në  Bordin Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL).
4. Në cilën periudhën të vitit hapen thirrjet për të aplikuar në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar ?
Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) shpall çdo vit dy Thirrje për Aplikime ku ftohen individët e interesuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë për tu pranuar në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP). Thirrja e Pranverës (Periudha Mars - Maj) dhe Thirrja e Vjeshtës (Periudha  Shtator -Nëntor ). Aplikimet zhvillohen online përgjatë 1 muaji përmes Platformës EduforSchool që administrohet nga Shkolla e Drejtorëve.
5. Kush mund të aplikojë për të ndjekur Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar ?
Për të ndjekur Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor mund të aplikojë çdo mësues dhe drejtues shkolle që ka përfunduar një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë, zotëron së paku kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe në momentin e aplikimit nuk kanë masa disiplionore në fuqi.
6. Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për tu përzgjedhur që të ndjekë Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?
Kandidatët që aplikojnë në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të IAP duhet të plotësojnë këto kritere:
  • Ushtron profesionin e mësuesit, në momentin e aplikimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit Nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
  • Kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe është pajisur me diplomën përkatëse, ose janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
  • Kanë përvojë pune si mësues dhe kanë së paku kategorinë “Mësues i kualifikuar”.
  • Nuk janë nën efektin e masës disiplinore, në momentin e aplikimit.
  • Të kenë notë mesatare aritmetike të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë ose ekuivalent me to, jo më pak se 7.5 (kriter preferencial).
  • Të kenë aftësi për të drejtuar institucionin arsimor dhe strategji për përmirësimin e tij.
  • Gjatë ushtrimit të detyrës si mësues, kanë ndjekur kurse të ndryshme trajnimi të zhvillimit profesional (kriter preferencial).
  • Të njohin një nga 5 gjuhët e huaja të BE-së: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht (kriter preferencial).
7. Si përzgjidhen kandidatët që aplikojnë për të ndjekur Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?
Pasi përmbyllet afati i dorëzimit të aplikimeve, Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) ngre Komisionet e Vlerësimit ku një anëtar  është nga institucioni dhe dy  anëtarë  propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit – MAS .  Vlerësimi i aplikimit bëhet së pari bazuar në përputhshmërinë e aplikimit me kriteret që duhen plotësuar nga kandidati që të jetë pjesëmarrës në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) dhe së dyti bazuar në dokumentacionin përkatës që shoqëron këtë aplikim sipas thirrjes së shpallur.
8. Nëse përzgjidhesh për të vazhduar këtë program, kur është periudha që mund ta fillosh atë ?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  përgatitor fillon në muajin Tetor të çdo viti. Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL) njofton kandidatët e përzgjedhur për ndjekjen e këtij programi, duke u bazuar në kuotat e miratuara për këtë program. Në rast se kandidati fitues tërhiqet pas njoftimit dhe programi ende nuk ka filluar, Shkolla e Drejtorëve njofton kandidatin pasardhës në listë. Kandidatët të cilët në renditjen përfundimtare të aplikantëve qëndrojnë nën numrin e kuotave të miratuara për thirrjen, do të njoftohen nga Shkolla e Drejtorëve për të ndjekur programin me brezin pasardhës.
9. Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar , zhvillohet me shkëputje apo pa shkëputje nga puna?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna. Pjesëmarrësit në këtë program trajnimi që janë kandidatë për drejtues( nëndrejtorë në detyrë apo mësues)  duhet të ndjekin praktikën profesionale në shkollat që do të përzgjidhen për këtë qëllim në bashkëpunim me Ministrinë e Artsimit dhe Sportit. Praktikat profesionale do të zhvillohen çdo të Premte nga ora 7.45-13.30, në për 23 javë kalendarike.  Ndërkohë, orari i ndjekjes së moduleve teorike të programit për të gjithë pjesëmarrësit (Drejtorë/Nëndrejtorë/Mësues) është:  Çdo të Premte: 14:30 – 19:00 dhe çdo të Shtunë: 08:30 – 16:00. Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL)njofton në rrugë zyrtare Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore të Arsimit Parauniversitar (DRAP) për të gjithë listën e pjesëmarrësve që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e brezit të radhës që do të trajnohen në këtë program. Në këtë mënyrë u garantohet pjesëmarrësve ndjekja e këtij programi duke bërë të mundur që të merren masa për një rregullim të orarit të punës, në mënyrë që asnjëri prej pjesëmarrësve të mos humbë orët e moduleve teorike dhe praktikave profesionale.
10. Cili është numri maksimal i mungesave që mund të bëjë një pjesëmarrës në këtë program?
Gjatë zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP)  të gjithë  pjesëmarrësit janë të detyruar të ndjekin 80% të seancave të çdo moduli trajnimi si edhe të jenë pro-aktiv gjatë zhvillimit të seancave.
11. Cila është kohëzgjatja e zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm( CTP)  përgatitor dhe procesi i certifikimit zgjat përafërsisht  9 (nëntë) muaj. Ai përbëhet nga 9 module, me 486 orë në total ku  270 orë zhvillohe n auditor, 198 orë janë praktikë profesionale  (internship) dhe 18 orë janë mentorim individual.
12. A janë të akredituara modulet e të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar? Sa kredite kanë?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm  ( CTP) përgatitor për certifikim për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar  është i akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me Vendimin Nr. 3, datë 20.02.2020. Ky program trajnimi ka 27 kredite.
13. Cilët trajnerë i japin modulet teorike gjatë zhvillimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar?
Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL ) nëpërmjet një procedure konkurimi përzgjedh ofruesit e programit të trajnimit (fakultete edukimi /agjenci  trajnimi) që do të ofrojnë zhvillimin e Moduleve të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar.Për këtë qëllim hap thirrje apo fton të shprehin interes Institucione të Arsimit të Lartë ( IAL) apo individë që mund ta ofrojnë këtë program përmes kapaciteteve të tyre trajnuese. Në këtë proces,  institucioni kujdeset që të përzgjedhë ofruesit që kanë kapacitetet më të mira për ta ofruar në mënyrë cilësore këtë program.
14. A ka praktika profesionale gjatë zhvillimit të këtij programi apo ai realizohet vetëm përmes moduleve teorike në auditor?
Pjesëmarrësit në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP)  që janë kandidatë për drejtues(  nëndrejtorë në detyrë dhe mësues ) duhet të ndjekin praktikën profesionale në shkollat përkatëse që emërtohen si “ shkolla mentore “ dhe drejtuesit e tyre si “ mentorë” . Këto shkolla përzgjidhen  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me institucionin trajnues dhe Qendrën “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL )   Në çdo shkollë mentore caktohen 4-9 kandidatë të cilët shoqërohen gjatë praktikës profesionale nga një trajner individual  (coach) , i cili është pjesë e institucionit që ofron trajnimin   dhe nga drejtori i shkollës ku zhvillohet praktika (mentori).  Pjesëmarrësit në program që kanë statusin e drejtorit në detyrë , e zhvillojnë praktikën profesionale në shkollën e tyre, ndërsa kandidatët për drejtues ( nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit) e kryejnë praktikën profesionale në një shkollë tjetër nga ajo ku ata punojnë. Praktika profesionale kryhet në të njëjtën shkollë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit.  Gjatë procesit të praktikës profesionale qoftë drejtorët në detyrë që e kryejnë praktikën në shkollat e tyre qoftë kandidatët për drejtues ( ( nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit) që e kryejnë atë në shkollat mentore identifikiojnë një problematikë të caktuar që e shndërrojnë në një Projekt Propozim që do të prezantohet si pjesë e procesit të testim certifikimit.
15. A ka proces testimi në përfundim të Programi t të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) dhe si zhvillohet ai?
Bazuar në Kreun VII, neni 26 të  Rregullores “Për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtorëve/Nëndrejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri”, miratuar me Vendim të Bordit Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit  Parauniversitar” (CSL) datë 08.10.2020,  pjesëmarrësit të cilët përfundojnë me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm përgatitor (CTP), i nënshtrohen testimit final për pajisjen me certifikatën për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar  pranë Shkolles se Drejtorëve.
16. Si është struktura dhe cfarë përmban procesi i testimit në përfundim të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) për drejtues të arsimit parauniversitar?
Procesi i testimit për certifikim mbështetet në elementët e mëposhtëm që kanë këtë peshë specifike në vlerësimin përfundimtar :
  • Paraqitja e Projekt Propozimit  Vetëvlerësimi dhe Plani i Veprimit (40%);
  •  Testimi me shkrim me pyetje me alternativa  mbi njohuritë e përftuara gjatë zhvillimit të moduleve të programit (30%).
  •  Testimi me shkrim për zgjidhjen e  rasteve  studimore që lidhen me temat e moduleve të  programit(30%);
17. Sa është pragu i kalueshmërisë për çdo pjesëmarrës që i nënshtrohet procesit të testimit në përfundim të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?
Vlerësimi final i të gjithë komponentëve, realizohet sipas skemës  40%, 30%, 30%. Pragu i kaluaeshmërisë nga cdo kandidat është të paktën 70% të pikëve në secilin prej 3 komponentëve të  vlerësimit që përbëjnë procesin e testimit  për certifikim.
18. A ka të drejtë një pjesëmarrës që nuk ka kaluar me sukses procesin e testimit për certifikim të paraqesë ankesë mbi pretendime që lidhen me rezultatin e testimit ?
Pas marrjes së vleresimit final pjesemarrësit kanë të drejtën e aknimimit të rezultatit brenda 5 ( pesë ) ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit.
19. Nëse një pjesëmarrës nuk arrin të kalojë testimin për certifikim herën e parë, a ka mundësi ta japë sërish atë?
Nëse kandidati në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  nuk ka kaluar me sukses testimin për certfikim , ai ka të drejtë të marrë pjesë në testimin për certifikim por jo më shumë se 2 (dy) herë.
20. Për sa kohë është e vlefshme Certifikata për Drejtues të Institucionit të Arsimit Parauniuversitar që merret në përfundim të procesit të testimit të Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)
Vlefshmëria e Certifikatës së lëshuar nga  Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL ) për drejtimin e insitucioneve të arsimit  , është pa afat.