Pjesëmarrësit në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) që janë kandidatë për drejtues( nëndrejtorë në detyrë dhe mësues ) duhet të ndjekin praktikën profesionale në shkollat përkatëse që emërtohen si “ shkolla mentore “ dhe drejtuesit e tyre si “ mentorë” . Këto shkolla përzgjidhen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me institucionin trajnues dhe Qendrën “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL )
Në çdo shkollë mentore caktohen 4-9 kandidatë të cilët shoqërohen gjatë praktikës profesionale nga një trajner individual (coach) , i cili është pjesë e institucionit që ofron trajnimin dhe nga drejtori i shkollës ku zhvillohet praktika (mentori). Pjesëmarrësit në program që kanë statusin e drejtorit në detyrë , e zhvillojnë praktikën profesionale në shkollën e tyre, ndërsa kandidatët për drejtues ( nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit) e kryejnë praktikën profesionale në një shkollë tjetër nga ajo ku ata punojnë. Praktika profesionale kryhet në të njëjtën shkollë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së programit. Gjatë procesit të praktikës profesionale qoftë drejtorët në detyrë që e kryejnë praktikën në shkollat e tyre qoftë kandidatët për drejtues ( ( nëndrejtorët në detyrë dhe mësuesit) që e kryejnë atë në shkollat mentore identifikiojnë një problematikë të caktuar që e shndërrojnë në një Projekt Propozim që do të prezantohet si pjesë e procesit të testim certifikimit.