A ka proces testimi në përfundim të Programi t të Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) dhe si zhvillohet ai?
Bazuar në Kreun VII, neni 26 të Rregullores “Për Zhvillimin Profesional dhe Kualifikimin e Drejtorëve/Nëndrejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Shqipëri”, miratuar me Vendim të Bordit Drejtues të Qendrës” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) datë 08.10.2020, pjesëmarrësit të cilët përfundojnë me sukses Programin e Trajnimit të Detyrueshëm përgatitor (CTP), i nënshtrohen testimit final për pajisjen me certifikatën për drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar pranë Shkolles se Drejtorëve.