Çfarë është Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?

Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD) është një program trajnimi fakultativ, i konceptuar për tu shërbyer të gjitha grupeve të mësuesve, drejtorëve dhe zv/drejtorëve në shkollat e arsimit parauniversitar.

Modulet tona të trajnimit janë gjithëpërfshirëse dhe të orientuara nga nevojat për zhvillim të mësuesve dhe drejtuesve të arsimit parauniversitar. Ato ofrohen si online ashtu edhe në klasë  ( drejtëpërdrejtë).

Ky program përfshin module për disa nivele njohurish si tema për mësuesit që sapo kanë filluar karrierën e tyre, drejtuesit e departamenteve që aspirojnë të jenë drejtorë dhe drejtorë me përvojë që duan të rriten profesionalisht.

Pas përfundimit me sukses të moduleve të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me certifikatën përkatëse. 

Përsa i përket Inspektimit, “Shkolla e Drejtorëve” në bashkëpunim me “Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar” (ASCAP) po zbaton projektin e përbashkët “Krijimi i rrjetit të vlerësuesve të IAP” i cili është parashikuar të realizohet për një periudhë kohore 2-vjeçare dhe do të trajnojë e certifikojë 400-të vlerësues në gjithë Shqipërinë.