Cila është baza ligjore ku mbështetet Programi i Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) dhe programet e trajnimit që ajo administron funksionojnë në zbatim të Ligjit Nr 48 /2018 datë 23.07.2018 Për disa ndryshime në Ligjin Nr 69/2012 Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë dhe VKM Nr 504 datë 19.09.2018 Për organizimin e funksionimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.