Cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për tu përzgjedhur që të ndjekë Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) ?

Kandidatët që aplikojnë në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për drejtues të IAP duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Ushtron profesionin e mësuesit, në momentin e aplikimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit Nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
  • Kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe është pajisur me diplomën përkatëse, ose janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të dytë në fushën e mësuesisë dhe kanë kryer njehsimin e diplomës pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
  • Kanë përvojë pune si mësues dhe kanë së paku kategorinë “Mësues i kualifikuar”.
  • Nuk janë nën efektin e masës disiplinore, në momentin e aplikimit.
  • Të kenë notë mesatare aritmetike të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë ose ekuivalent me to, jo më pak se 7.5 (kriter preferencial).
  • Të kenë aftësi për të drejtuar institucionin arsimor dhe strategji për përmirësimin e tij.
  • Gjatë ushtrimit të detyrës si mësues, kanë ndjekur kurse të ndryshme trajnimi të zhvillimit profesional (kriter preferencial).
  • Të njohin një nga 5 gjuhët e huaja të BE-së: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht (kriter preferencial).