Cilët trajnerë i japin modulet e akredituara në Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?

Përzgjedhja e trajnerëve ose subjektit të trajnimit do të ndodhë përmes një proces konkurrues bazuar në dokumentet që ata kanë dërguar në procesin e aplikimit, siç janë: forma e aplikimit, CV dhe oferta financiare.

Në këtë process, institucioni kujdeset që të përzgjedhë ofruesit që kanë kapacitetet më të mira për ta ofruar në mënyrë cilësore këtë program.