Ku dhe cili mund të aplikojë për të ndjekur Programin e Trajnimit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional & Inspektimit (CPD)?

Në programin e trajnimit për zhvillim të vazhdueshëm profesional & inspektimit mund të regjistrohen mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që duan të investojnë në zhvillimin e tyre përmes trajnimeve të akredituara. (Aplikantët mund të jenë mësues që janë në fillimin e karrierës së tyre, drejtues departamentesh që aspirojnë të jenë drejtorë dhe drejtorë që duan të rriten profesionalisht).

  Aplikanti duhet të plotësojë aplikimin online duke specifikuar të dhena si; emër, mbiemër, temën në të cilën është interesuar të marrë pjesë dhe kohen e trajnimit.

 Pagesa nuk bëhet në momentin e aplikimit në internet, por bëhet vetëm pasi stafi i Shkollës së Drejtorëve i jep konfirmimin për trajnim pjesëmarrësit.