Në cilën periudhën të vitit hapen thirrjet për të aplikuar në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar ?

Qendra” Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” ( CSL) shpall çdo vit dy Thirrje për Aplikime ku ftohen individët e interesuar që plotësojnë kriteret të aplikojnë për tu pranuar në Programin e Trajnimit të Detyrueshëm (CTP). Thirrja e Pranverës (Periudha Mars – Maj) dhe Thirrja e Vjeshtës (Periudha  Shtator -Nëntor ).

Aplikimet zhvillohen online përgjatë 1 muaji përmes Platformës EduforSchool që administrohet nga Shkolla e Drejtorëve.