Nëse përzgjidhesh për të vazhduar këtë program, kur është periudha që mund ta fillosh atë ?
Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP) përgatitor fillon në muajin Tetor të çdo viti. Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL) njofton kandidatët e përzgjedhur për ndjekjen e këtij programi, duke u bazuar në kuotat e miratuara për këtë program. Në rast se kandidati fitues tërhiqet pas njoftimit dhe programi ende nuk ka filluar, Shkolla e Drejtorëve njofton kandidatin pasardhës në listë. Kandidatët të cilët në renditjen përfundimtare të aplikantëve qëndrojnë nën numrin e kuotave të miratuara për thirrjen, do të njoftohen nga Shkolla e Drejtorëve për të ndjekur programin me brezin pasardhës.