Programi i Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) përgatitor për drejtues të arsimit parauniversitar , zhvillohet me shkëputje apo pa shkëputje nga puna?

Programi i Trajnimit të Detyrueshëm ( CTP)  zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna.

Pjesëmarrësit në këtë program trajnimi që janë kandidatë për drejtues( nëndrejtorë në detyrë apo mësues)  duhet të ndjekin praktikën profesionale në shkollat që do të përzgjidhen për këtë qëllim në bashkëpunim me Ministrinë e Artsimit dhe Sportit. Praktikat profesionale do të zhvillohen çdo të Premte nga ora 7.45-13.30, në për 23 javë kalendarike. 

Ndërkohë, orari i ndjekjes së moduleve teorike të programit për të gjithë pjesëmarrësit (Drejtorë/Nëndrejtorë/Mësues) është:  Çdo të Premte: 14:30 – 19:00 dhe çdo të Shtunë: 08:30 – 16:00.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve  të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar “ ( CSL)njofton në rrugë zyrtare Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore të Arsimit Parauniversitar (DRAP) për të gjithë listën e pjesëmarrësve që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e brezit të radhës që do të trajnohen në këtë program. Në këtë mënyrë u garantohet pjesëmarrësve ndjekja e këtij programi duke bërë të mundur që të merren masa për një rregullim të orarit të punës, në mënyrë që asnjëri prej pjesëmarrësve të mos humbë orët e moduleve teorike dhe praktikave profesionale.